Aktivitetet

E enjte, 25 gusht 2016 

Mbledhja e tetëdhjeteshtatë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 87-të, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetet (me procedurë të shkurtuar). 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha zëvendësministri i Financave, z. Gzim Beadini. 

Ai theksoi se ndryshimet e propozuara janë në drejtim të sigurimit të shpejtë dhe efikas të mjeteve financiare në rast të ekzistimit të gjendjes së krizës. 

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit për Propozim-ligjin nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Kërsto Mukoski, z. Bekim Fazliu, znj. Vlladanka AViroviq, z. Stojko Paunovski dhe z. Vasko Kovaçevski.   

Në fund të debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Click