Aktivitetet

E martë, 4 mars 2014

MBLEDHJA E TETËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 83-të, të mbajtur si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm znj. Marta Arsovska-Tomovska, zëvendësministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, me procedurë të shkurtuar. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, në bazë të nenin 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit, Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi tre amendamente. Në Propozim-ligjin e plotësuar janë inkorporuar amendamente të parashtruara dhe miratuara nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe të miratuara nga Komisioni Juridik-Ligjvënës.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i përcolli të dy Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click