Aktivitetet

E enjte, 26 mars 2015 

Mbledhja e tetëmbëdhjetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 18-të, si trup punues amë, i shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprimtari hidrometeorologjike – leximi II; 
  2. Propozim-ligj për ekonomi të ujërave - leximi II;
  3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për kooperativa bujqësore - leximi II;
  4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore - leximi I.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, morri pjesë z.  Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave. 

- Zotëri Romeo Trenov, kryesues i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente sipas Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për veprimtari hidrometeorologjike dhe sipas Propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për kooperativa bujqësore.
Komisioni i përcjelli këto Propozim ligje në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Në raport të Propozim ligjit për ekonomi të ujërave, kryesuesi i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar 15 amendamente. 
Në fjalim sipas amendamenteve morën pjesë deputetët:  Romeo Trenov, Lupço Dimovski, Rexhail Ismaili dhe Ramis Merko, si dhe zëvendësministri Kostadinovski. 

Në Propozim ligjin e plotësuar për ekonomi të ujërave janë përfshirë amendamentet të cilët ishin miratuar në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe të Komisionit Juridik Ligjvënës dhe atë:  10 amendamente të parashtruara nga deputetët:  Romeo Trenov, Lupço Dimovski, Rexhail Ismaili, Silvana Boneva, Sonja Talevska, Marijanço Kolevski, Gjoko Kamçev, Gjorgji Koxhabashieve, Nikolla Micevski, Zoran Gjorgjievski dhe Olga Najdenovska; 1 amendament nga deputeti Rexhail Ismaili; si dhe dy amendamente të parashtruara dhe të miratuara nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe të miratuara nga Komisioni Juridik Ligjvënës. Dy amendamente nuk ishin miratuar, kurse tre ishin tërhequr. 

Komisioni e përcjelli dhe këtë Propozim ligj në procedurë të mëtejme në Kuvend. 

Në lidhje me Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhje themelore të cilat rregullohen me ligjin. 

Komisioni njëzëri e miratoi këtë Konkluzion : 

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore (leximi i parë) dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, vlerësoi se Propozim ligji është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 
Click