Aktivitetet

E hënë, 27 tetor 2014 

Mbledhja e tetëmbëdhjetë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 18-të, të mbajtur më 22 tetor 2014, si trup punues e shqyrtoi 

  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për marrje të shoqërive aksionare (në lexim të parë).            

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se në Ligjin për marrje të shoqërive aksionare janë përcaktuar përjashtimet nga detyrimi për dhënie të ofertës për marrje. Praktika tregoi se ka nevojë të përcaktohet përjashtim nga dhënia e ofertës për marrje dhe në rastet kur bartja e letrave me vlerë ndodh në bazë të marrëveshjeve për dhuratë ndërmjet bashkëshortëve ose ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Me plotësimin e propozuar të nenit 19 nga zgjidhja ligjore ekzistuese nga detyrimi për dhënie të ofertës për marrje të letrave me vlerë lirohet bartja në bazë të marrëveshjes për dhuratë ndërmjet bashkëshortëve ose ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. 

Në debatin mori pjesë deputeti Gjorgji Koxhabashiev. 

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click