Aktivitetet

E martë, 30 dhjetor 2014 

Mbledhja e tetëmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 18-të, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për tokë ndërtimore; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative dhe realo-juridike në komunikacionin ajror; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe shkarkim të ujërave të zeza urbane;
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të ajrit ambiental. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi, i cili i arsyetoi tre Propozim-ligjet e para, duke theksuar nevojën për miratimin e tyre, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për tokë ndërtimore, mori pjesë deputeti z. Stojan Millanov, i cili theksoi se bëhet fjalë për Propozim-ligj të ndërlikuar, objekt rregullimi i të cilit janë marrëdhëniet në lidhje me pronësinë, shfrytëzimin dhe disponimin me tokën ndërtimore. Propozim-ligji është sistematizuar në pjesë, si tërësi të veçanta tematike, të cilat janë të ndarë dhe të përkufizuara me nëntituj të cilat në mënyrë kronologjike dhe precize ofrojnë dispozita që janë të precizuara qartë. 

Kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili mori pjesë në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative dhe realo-juridike në komunikacionin ajror. 

Njëkohësisht, theksoi se Propozim-ligji ka të bëjë me vërejtjet e futura në Raportin e Komisionit Evropian nga viti 2011 për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe atë:  vërejtja e parë është në vendosjen e sistemit për mbikëqyrje, përmes të cilit mbi respektimi i rregullativës së BE-së 1008/2008; vërejtja e dytë është në vendosjen e masave ndëshkimore në rast të mosrespektimit të rregullave për formim të lirë të çmimeve të biletave ajrore kur të njëjtat shiten nga transportuesit ajror; ndryshimi i tretë është në mundësimin e pronësisë së përgjithshme të firmave private që disponojnë me mjete fluturuese për zjarrfikje që të përfshihen në masën e falimentimit dhe të jenë rast i pagesës së detyrueshme dhe ndryshimi i fundit është harmonizim i Ligjit për marrëdhëniet obligative dhe realo-juridike në komunikacionin ajror me legjislacionin nacional që e rregullon materien e vendosjes së të drejtave ligjore të pengut. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe shkarkim të ujërave të zeza urbane, morën pjesë deputetët z.  Rexhail Ismaili dhe znj. Sllagjana Mitovska. 

Kryetari i Komisionit theksoi se bëhet fjalë për ndryshim të vogël në Propozim-ligjin.  Intervenohet në nenin 6 të ligjit ku shtohet paragraf i ri 9 si vijon:  Dhënësi i shërbimit është i detyruar që llogaritë për pagesë të kompensimit nga paragrafi 8 i këtij personave juridikë t'i dorëzojë vetëm në formë elektronike në adresën e tyre elektronike, e me kërkesë të personave fizikë mund që faturat të dërgohen në adresën e tyre elektronike. 

Zëvendësanëtarja Mitovska theksoi se me Propozim-ligjin propozohet që ndërmarrjet komunale, si dhënës të shërbimeve, faturat për ujë të pijshëm dhe shkarkim të ujërave të zeza urbane, personave juridikë t'ua dërgojnë në formë elektronike, ndërsa personave fizikë t'ua dërgojnë në adresën elektronike vetëm me leje nga personi fizik. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z.  Stevo Temellkovski, i cili dha arsyetim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të ajrit ambiental, e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Për katër Propozim-ligjet, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim:  

  • Komisioni në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë konstaton se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 
Click