Aktivitetet

E enjte, 27 nëntor 2014 

Mbledhja e trembëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 13-të, si trup punues amë në lexim të parë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi. 

Në arsyetimin e Propozim-ligjit përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet qo do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: Bllagoja Despotovski, Roza Topuzova Kareska, Stojan Millanov, Rexhail Ismaili, Dragan Danev, Fatmir Imeroski si dhe Martin Oxhaklieski udhëheqës sektori në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. 

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri vendosi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshme. 

Click