Aktivitetet

E premte, 9 janar 2015 

Mbledhja e tridhjetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 13-të, të mbajtur më 18 janar 2015, si trup punues amë, shqyrtoi: 

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtje të bimëve - leximi II; 

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural - leximi I. 

Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Banço Kostadinovski, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

- Kryesuesi i Komisionit, z. Romeo Trenov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin mori pjesë deputeti z. Rexhail Ismaili. 

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni parashtroi dhe miratoi dy amendamente meqë vlerëson se kushti prej tre vitesh përvojë pune për personin i cili do të ketë të drejtë të kryejë punë profesionale të dhënies së shërbimeve publike në sferën e prodhimeve dhe pajisjes, duhet të zvogëlohet dhe të jetë një vjet përvojë pune. 

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, përfaqësuesi i Qeverisë, z. Kostadinovski, e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Romeo Trenov, z.  Lupço Dimovski dhe znj. Sillvana Boneva. 

U theksua se ky ligj është me rëndësi ekskluzive për bujqit në Republikën e Maqedonisë dhe ato që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me to. Me këtë ndryshim zgjidhen problemet që i kishin bujqit, e në lidhje me borxhet që i kishin dhe subvencionet që duhet t'i marrin. 

Në fund Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural (lexim i parë) dhe në pajtim nenin 142 paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 
Click