Aktivitetet

E martë, 24 shkurt 2015 

Mbledhja e tridhjetë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikën së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 36-të, si trup punues amë, shqyrtoi:  

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare - leximi II; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik - leximi II; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore - leximi II; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim - leximi II; 
  5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim - leximi i II; 
  6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mënyrën dhe procedurën e pagesës së depozitave të deponuara devizore të qytetarëve për të cilat garant është Republika e Maqedonisë - leximi i II; 
  7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifën Doganore - leximi i I.

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për emetim të obligacioneve të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtori Doganore, u parashtrua një amendament nga propozues të autorizuar të cilin Komisioni me nëntë vota "kundër" nuk e miratoi. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim u parashtrua dhe u miratua një amendament. Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifë Doganore, dha zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Tarifë Doganore bëhet harmonizimi i mëtutjeshëm i pjesës normative të këtij ligji me Rregullativën e Këshillit për nomenklaturë tarifore dhe statistikore dhe Tarifë të përgjithshme doganore, përkatësisht përmbushet detyrimi për transponim të legjislacionit nacional, të përcaktuar në Programin nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, si vend kandidat, ndërsa njëkohësisht sigurohet edhe baza juridike për aplikim të njëtrajtshëm të Tarifës doganore. 

Në debatin mori pjesë deputetja Liljana Kuzmanovska. 

Në fund të debatit, Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click