Aktivitetet

E mërkurë, 10 qershor 2015 

Mbledhja e tridhjetedytë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 32-të, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore. 

Ne mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z.  Nimetulla Halimi, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve. 

Kryetari i Komisionit i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Click