Aktivitetet

E enjte, 27 gusht 2015 

MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 32-të, si trup punues amë në procedurë të shkurtuar shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare;  
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tokë bujqësore;  
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi dhe siguri të plehrave, biostimulatorë dhe përmirësues të cilësive të tokës;
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë;  

Ne mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z.  Mihaill Cvetkov, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Kryesuesi i Komisionit, z.  Romeo Trenov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga ana e propozuesve të autorizuar. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujerave, pa diskutim i përcolli Propozim-ligjet e lartpërmendur në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click