Aktivitetet

E premte, 10 korrik 2015

Mbledhja e tridhjetegjashtë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji  

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 36-të të mbajtur dje, si trup punues amë, e shqyrtoi Listën e prioriteteve urgjente të reformës për Republikën e Maqedonisë nga Komisioni Evropian dhe Rekomandimeve nga grupi i ekspertëve të lartë për çështje sistemore për sundimin e së drejtës që kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve të publikuara në pranverën e vitit 2015, në pjesën V. Trupat e pavarur rregullatorë, kontrollues dhe mbikëqyrës. 

Në diskutim morën pjesë deputetët: znj. Liljana Zaturoska, z. Ejup Rustemi dhe z. Rexhail Ismaili.

Kryetari i Komisionit, Rexhail Ismaili, në diskutimin e tij sqaroi se cilat trupa rregullatore i kontrollon Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, edhe atë: Agjencinë për Komunikime Elektronike, Agjencinë e Postave, Agjencinë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor, Agjencinë për Aviacion Civil, Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Komisionin Rregullator për Banim. Të gjithë këta rregullatorë dorëzojnë Raporte te komisioni amë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i shqyrton Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji.

Nga puna e deritanishme e Komisionit dihet se Kuvendi e zgjedh përbërjen e këshillave drejtuese, kurse këta zgjedhin drejtorë dhe pikërisht njëra ndër rekomandimet e ekspertëve të lartë për çështjet sistemore për sundimin e së drejtës që kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve të publikuara në pranverën e vitit 2015 është të sigurohet autonomia e trupave të pavarur rregullatorë, kontrollues dhe mbikëqyrës. Nuk është saktësuar çështja financiare e Servisit Publik të RTM-së ku një përqindje e madhe bie në taksën që e paguajnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Në fund të diskutimit, kryetari i Komisionit konstatoi se Komisioni e shqyrtoi Listën e prioriteteve urgjente të reformës për Republikën e Maqedonisë nga Komisioni Evropian dhe Rekomandimeve nga grupi i ekspertëve të lartë për çështje sistemore për sundimin e së drejtës që kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve të publikuara në pranverën e vitit 2015, në pjesën V. Trupat e pavarur rregullatorë, kontrollues dhe mbikëqyrës.  
Click