Aktivitetet

E enjte, 26 mars 2015 

Mbledhja e tridhjetenëntë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetenëntë, të mbajtur më 24 mars 2015, si trup punues amë, i shqyrtoi: 

  1. Propozim ligj për emetim të bonove me vlerë - vauçerëve, me procedurë të shkurtuar ; 
  2. Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, me procedurë të shkurtuar – leximi II (i parashtruar nga :  Ilija Dimovski, Svetllana Jakimovska, Krsto Mukoski dhe Aleksandar Nikolloski); 
  3. Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese - leximi I. 

- Arsyetim hyrës sipas Propozim ligjit për emetim të bonove me vlerë – vauçerëve dha ministri për shoqëri informatike dhe administratë , z.  Ivo Ivanovski. 

Ai theksoi se me Ligjin për emetim të bonove me vlerë - vauçerëve propozohet emetim i bonove me vlerë për sigurimin e tabletë kompjuterëve me tastierë të jashtme për studentët e rregullt nga familje në të cilët të ardhurat mujore nuk e tejkalojnë shumën nga 32. 741 denarë të ardhura bruto dhe të cilët për herë të parë janë regjistruar në vit të tretë dhe të katër të studimeve në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, si dhe për studentët të cilët janë të evidentuar si persona me nevoja të posaçme të regjistruar në cilin do vit qoftë të studimeve të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë. 

Nevoja për shkurtimin e afateve për shqyrtim dhe miratim të këtij ligji, rrjedh  dhe nga ajo që mjetet të nevojshme për pagesë të vauçerëve janë siguruar në Buxhet për vitet 2015 dhe 2016 .  Për zbatimin e këtij  ligji janë siguruar 96.000.000,00 denarë, mjete që janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës. 

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Propozim ligjit nuk ishin parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në fjalim morën pjesë deputetët:  Liljana Kuzmanovska, Ollga Najdenoska, Vesna Damçevska - Ilievska, Andon Çibishev dhe Nola Ismajloska. 

Komisioni e përcolli këtë Propozim ligj në procedurë të mëtejme në Kuvend. 

- Sipas Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, arsyetim hyrës dha deputeti Krsto Mukoski. 

Ai theksoi se në bazë të analizave të bëra në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, ishte përcaktuar se ekziston limit i lartë i kompensimit në të cilin përllogariten dhe paguhen kontributet nga sigurimi i detyrueshëm social, dhe së andejmi është futur nevoja nga ndryshimi i dispozitave të Ligjit ekzistues me të cilat rregullohet baza më e lartë për përllogaritjen dhe pagesën e kontributeve. 

Me Ligjin e propozuar përkufizohet nocioni “marrëveshje tjetër” si çdo lloj të marrëveshjes ose akti tjetër, pa marrë parasysh formën dhe llojin e tyre, me të cilin caktohet kompensim për kryerjen e punës fizike dhe/apo intelektuale, duke e inkuadruar edhe kryerjen e funksionit të personit të emëruar apo zgjedhur, menaxhues apo anëtarësim në organin për menaxhim dhe mbikëqyrje në shoqëri tregtare, organ për menaxhim dhe mbikëqyrje të institucioneve publike (agjenci, drejtori, fonde, trupa rregullatorë, ndërmarrje publike, institute, ente dhe ngjashëm), pjesëmarrje dhe anëtarësim në organe tjera, borde, këshilla, komisione, komitete, institucione, trupa dhe ngjashëm.  Duke pasur parasysh këtë definicion, anëtarët ekzekutiv të këshilleve të drejtorëve, anëtarë të këshilleve drejtuese dhe menaxhues në shoqëri tregtare, do t’i nënshtrohen pagimit të kontributeve si persona të cilët realizojnë të hyra nga marrëveshja tjetër për kryerjen e punës tjetër fizike dhe intelektuale, për shkak të së cilës propozohet shlyerja e dispozitave nga nenet e Ligjit ekzistues në të cilat këto persona janë përcaktuar si tatimpagues për pagimin e kontributeve.    

Me ndryshimet e propozuara bëhet edhe saktësimi plotësues i bazës për përllogaritjen dhe pagimin e kontributeve për të hyrat e realizuara nga kryerja e punës fizike dhe/apo intelektuale, në bazë të marrëveshjes në vepër, marrëveshjes së autorit apo marrëveshjes tjetër. 

Gjithashtu, parashihet lehtësim për tatimpaguesit për pagimin e kontributeve për vetveten, ashtu që përcaktohet në vend të të hyrave të realizuara nga kryerja e punës fizike dhe intelektuale t’i paraqesin te Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, në afat prej 5 ditë nga pranimi i kompensimit, atë ta bëjnë më së voni deri në të pestin e muajit për kompensimet e pranuara në muajin paraprak.  

Baza më e lartë mujore për përllogaritjen dhe pagimin e kontributeve do të arrin 12 rroga mesatare.  E njëjta do të përcaktohet veçmas për pranimet e tatimpaguesit për pagimin e kontributeve nga marrëdhënia e punës, dhe veçmas për pranimet në bazë të marrëveshjes në vepër dhe/apo marrëveshjes së autorit apo marrëveshjes tjetër me të cilën është caktuar kompensim për punën e kryer, të realizuara në muajin rrjedhës.  Për personat e vetëpunësuar baza më e lartë mujore për përllogaritjen dhe pagimin e kontributeve do të arrin tetë rroga mesatare, këtë duke pasur parasysh se janë persona të vetëpunësuar dhe në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtari.  Në shumën më të lartë se baza më e lartë mujore nuk do të përllogariten dhe paguhen kontribute.  

Në lidhje me bazën më të lartë mujore për përllogaritjen dhe pagimin e kontributeve për vitin rrjedhës për person shfrytëzues i kompensimit me para gjatë papunësisë së përkohshme, ishte theksuar se nuk ka ndryshime, përkatësisht me nenin 5 me të cilin ndryshohet neni 16 është përcaktuar se baza më e lartë mujore për përllogaritjen dhe pagimin e kontributeve për vitin rrjedhës për person shfrytëzues të kompensimit me para gjatë papunësisë së përkohshme arrin 80% nga rroga mesatare për punëtorë në Republikën e Maqedonisë, e shpallur në janar në vitin rrjedhës, sipas të dhënave të Entit Shtetërorë për Statistikë. 

Gjatë përllogaritjes së bazës më të lartë mujore për vitin rrjedhës merret parasysh rroga mesatare për punëtorë në Republikën e Maqedonisë, e shpallur në janar në vitin rrjedhës, sipas të dhënave nga Enti Shtetërorë për Statistikë.   Në shumën më të lartë se baza më e lartë mujore, nuk përllogariten dhe paguhen kontribute. 

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit për Propozim-ligjin nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në debatin merrte pjesë deputetja Vlladanka Avoriviq. 

Komisioni e përcjelli edhe këtë Propozim – ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

- Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese dha z.   Ardian Xheladini, zëvendësministër i Financave. 

Ai theksoi se me Ligjin e propozuar jepet mundësia për rilicencimin e organizatorëve të lojërave të fatit të cilëve ju është lëshuar licencë për organizimin e lojërave të fatit, përkatësisht të munden para kalimit të afatit të vlefshmërisë së licencës ekzistuese të parashtrojnë kërkesë për licencë të re, nëse i kanë paguar obligimet në bazë të kompensimeve dhe kësteve për licencë të arritura për arkëtim. 

Në pajtim me Ligjin për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, persona më të vjetër se 18 vjet nuk mund të marrin pjesë në lojërat e fatit.  Organizuesi i lojës së fatit është i detyruar ta pamundësojë pjesëmarrjen e personave më të rinj se 18 vjet, si dhe hyrjen në hapësirat ku organizohen lojërat e fatit.  Për mosrespektimin e këtyre dispozitave janë paraparë sanksione kundërvajtëse, përkatësisht është paraparë gjobë në shumë prej 1.000 euro për personin përgjegjës në personin juridik. 

Me Ligjin e propozuar futet obligimi për organizuesit e lojërave të fatit për vendosjen e mbishkresës në hyrjen e hapësirës afariste ku organizohen lojërat e fatit se rreptësisht ndalohet hyrja e personave nën moshën 18 vjeçare. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara përforcohen autorizimet e Drejtorisë së të Hyrave Publike, si organ inspektues i cili e kryen mbikëqyrjen mbi organizimin e lojërave të fatit, të mund në çdo kohë gjatë mbikëqyrjes të kryejë kontroll në dokumentacionin me të cilin vërtetohet mosha e personave të hasur në hapësirat ku organizohen lojërat e fatit. 

Në pjesën e dispozitave ndëshkuese, për personin juridik, nëse lejon hyrje dhe pjesëmarrje në lojërat e fatit persona më të rinj se 18 vjet, propozohet futje e gjobës në shumë prej 5.000 euro, ndërsa nëse vepra përsëritet në afat prej dy viteve, do t’i shqiptohet edhe sanksion kundërvajtës ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së veçuar në kohëzgjatje prej gjashtë muaj deri në dy vjet. 
Njëri nga kushtet për marrjen e licencës për organizimin e lojërave të fatit, në pajtim me Ligjin për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, është shoqëria tregtare të dorëzojë vërtetim se nuk ka llogari të transaksionit të bllokuar në periudhën prej më së paku gjashtë muaj para parashtrimit të kërkesës, ndërsa nëse shoqëria tregtare nuk është më e vjetër se gjashtë muaj – nga dita e themelimit të saj.  Duke pasur parasysh atë që llogaria në bankë nga shkaqe të ndryshme mund të bllokohet dhe zhbllokohet për një kohë të shkurtër, ndërsa gjithashtu organizuesit e lojërave të fatit për sigurimin e pagimit të fitimeve nga lojërat e fatit dhe për pagimin e të dhënave publike dhe të dhënave tjera të përcaktuara me ligj dorëzojnë garanci bankare.  Propozohet shoqëria tregtare e cila parashtron kërkesë për lëshimin e licencës te Ministria e Financave të dorëzojë vërtetim se nuk ka llogari të bllokuar të transaksionit në bankë në momentin e parashtrimit të kërkesës.  Gjithashtu futet kushti shoqëria tregtare e cila parashtron kërkesë për lëshimin e licencës të dorëzojë vërtetim se i ka paguar të dhënat publike në bazë të tatimeve, doganave dhe kontributeve për sigurim të detyrueshëm social. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara jepet mundësia Ministria e Financave të vendosë për ndryshimin edhe të llojit të automateve dhe tavolinave për lojërat e fatit në kazino dhe automat klub dhe njëkohësisht Ministrisë së Financave i jepet edhe e drejta të mos lëshojë vendime dhe leje për organizimin e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, nëse parashtruesit e kërkesave deri në muajin në të cilin e kanë parashtruar kërkesën nuk i kanë paguar të dhënat publike në bazë të tatimeve, doganave dhe kontributeve për sigurim të detyrueshëm social.  Me Propozim-ligjin futet obligimi organizuesit e lojërave të fatit në automat klub evidencën me llogaritë përfundimtare mujore dhe kopje nga dëshmia për pagimin e të dhënave të veçanta ta dorëzojnë te Ministria e Financave. 

Në debatin merrnin pjesë deputetët:   Gjorgji Koxhabashiev, Jasminka Damçeska dhe Nikolla Micevski. 

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click