Aktivitetet

E premte, 14 janar 2015 

Mbledhja e tridhjetenjë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 31  të mbajtur më 12 janar 2015, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për procedurë tatimore; 
  2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Fondin e Sigurimit të Depozitave; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bankat; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë.  

Arsyetim hyrës për të gjithë Propozim-ligjet dha zëvendësministri i Financave, z.  Ardian Xheladini. 

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për procedurë tatimore, ai theksoi se nevojitet harmonizim të lartësisë së gjobave nga Ligji për procedurë tatimore, kompatibil me lartësinë e gjobave që janë përcaktuar me Ligjin për ndalim dhe pengim të ushtrimit të veprimtarisë, kështu që gjobat e përcaktuara deri më tani në shumë prej 50 deri në 500 euro zëvendësohen me shumën prej 1.000 deri në 1.500 euro. 

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Gjorgji Koxhabashiev dhe Jasminka Damçeska. 

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për plotësim të Ligjit për Fondin për Sigurim të Depozitave, z. Xheladini theksoi se qëllimi kryesor është që të rritet përfshirja e depozitave që do të sigurohen dhe dëmshpërblehen, me ç'ka përcaktohet që me depozita në kuptim të Ligjit për Fondin për Sigurim të Depozitave, të nënkuptohen edhe certifikatat për depozitë. 

Me këtë zgjidhje ligjore pritet të rritet mirëbesimi dhe siguria e poseduesve potencialë të certifikatave për depozitë, si kursyes në sistemin bankar të vendit, në rastin si sistem bankar të vendit, në rastin si lëshues të instrumentit certifikatë për depozitë. 

Në debatin mori pjesë deputeti z.  Dragan Cuklev. 

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bankat, zëvendësministri i Financave theksoi se qëllimi kryesor është që Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, përmes qasjes së të dhënave që i marrin bankat gjatë kryerjes së aktiviteteve bankare dhe aktiviteteve tjera financiare, t'u mundësohet të kryejnë kontroll të të dhënave që i paraqesin aplikantët - persona fizikë, për realizimin e të drejtave të caktuara në procedurë para këtyre institucioneve. 

Në debatin morën pjesë deputetët:  z.  Kërsto Mukoski, znj. Kaltrina Azizi, znj. Svetllana Karapetrova dhe z.  Dragan Cuklev. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Letra me vlerë, z.  Xheladini theksoi se me Ligjin për letra me vlerë rregullohet mënyra dhe kushtet e lëshimit dhe tregtimit me letra me vlerë. 

Certifikata për depozitë është një nga instrumentet me të cilat mund të tregtohet në tregun me letra me vlerë.  Me qëllim që të gjallërohet lëshimi dhe tregtimi me këtë instrument, është bërë analizë e regullativave nga shtetet tjera, me të cilat është rregulluar lëshimi i certifikatave për depozitë.  Nga analiza ka dalë nevoja për precizim të definicionit ekzistues të certifikatës për depozitë. 

Gjithashtu, praktika ka treguar se ka nevojë që të bëhen edhe ndryshime tjera në Ligjin për letra me vlerë.  Një pjesë e ndryshimeve janë kryesisht të natyrës teknike, ndërsa janë të ndërlidhura me dhënien e provimit profesional për punë me letra me vlerë dhe këshilltar investues.  Me ndryshimin përcaktohet që shoqëritë për menaxhim me fondet investuese të mund të jenë anëtare të depozitarit, me çka të njëjtët do të mund të hapin portofolio llogari të letrave me vlerë gjatë kryerjes së shërbimit menaxhim me portofolio të letrave me vlerë për llogari të depozituesit. 

Me ndryshimin futet edhe mundësi që kandidatët që do të paraqiten për dhënie të provimit për broker dhe këshilltar investues, kundër aktvendimeve të Komisionit për Letra me Vlerë të mund të paraqesin ankesë në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë.  Kjo propozohet për harmonizim me Ligjin për themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, sipas të cilit Komisionit Shtetëror është kompetent për zgjidhje të ankesave kundër aktvendimeve të miratuara në shkallë të pare nga Komisioni për Letra me Vlerë.  Në drejtim të mbrojtjes së interesave të investuesve, me ndryshimin e Ligjit precizohet se shtëpia brokere është e detyruar që menjëherë ta fusë urdhëresën e klientit në sistemin e tregtimit të bursës. 

Në debatin mori pjesë deputetja Vlladanka Aviroviq.

  • Komisioni njëzëri për të gjitha Propozim-ligjet konkludoi se janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.  
Click