Aktivitetet

E enjte, 4 qershor 2015 

Mbledhja e tridhjetenjë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 31-të, si trup punues amë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion - leximi II; 
  2. Vendimi statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për komunikime elektronike (faza I). 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi. 

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion,  Komisioni e përcolli të njëjtin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, duke e pasur parasysh Mendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dorëzuar pas Vendimit statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për komunikime elektronike (faza I), me 8 vota "pro", vendosi që vërejtjet e përmbajtur në Mendimin e Qeverisë, të jenë vërejtje të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologjik.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i propozoi Komisionit Juridik-Ligjvënës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që t'i inkorporojë vërejtjet dhe t'i dorëzojë në Agjencinë për komunikime elektronike. 

Click