Aktivitetet

E mërkurë, 21 tetor 2015

Mbledhja e Tridhjetepesë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 35-të të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të parë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kullosa;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore;
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm Mihail Cvetkov, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.Përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Në diskutim për propozim-ligjet morën pjesë deputetët: Mira Stojçevska, Pançe Orcev, Rexhail Ismaili, Ollga Najdenovska, Ljupço Dimovski, Sasho Pockov, Nikolla Micevski dhe Mileva Gjorgjieva.Në fund të debatit, Komisioni vlerësoi se propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtejshëm. 

Click