Aktivitetet

E martë, 17 mars 2015 

Mbledhja e tridhjetetetë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotshme të tridhjetetetë të mbajtur, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt pune, i parashtruar nga deputeti Kërsto Mukoski (me procedurë të shkurtuar). 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha deputeti Kërsto Mukoski. 

Ai theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara bëhet rregullimi plotësues dhe parashikohet transformimi në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar pune të zbatohet edhe për personat të cilët kanë pasur ndërprerje të marrëveshjes me të cilën kanë qenë të angazhuar për kryerjen e punës për shkak të shtatzënisë dhe/apo lindjes, ndërsa të cilat kanë marrëveshje të vlefshme në momentin e transformimit të marrëdhënies së punës. 

Këtyre personave do t’ju transformohet marrëdhënia e punës nëse kanë pasur marrëveshje për angazhim në institucionin për tre muaj të njëpasnjëshëm që në mënyrë të drejtpërdrejtë i paraprijnë ndërprerjes për shkak të shtatzënisë dhe/apo lindjes, ndërsa pas përfundimit të ndërprerjes sërish janë angazhuar në institucionin me marrëveshje dhe e plotësojnë kushtin nga paragrafi 2 i nenit 2.  Me përjashtim të dispozitave nga paragrafi 1 i këtij neni, transformimi në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar pune do të zbatohet edhe për personat të cilët kanë ndërprerje të marrëveshjes me të cilën kanë qenë të angazhuar për kryerjen e punës për shkak të shtatzënisë dhe/apo lindjes në momentin e transformimit të marrëdhënies së punës, ndërsa të cilët kanë pasur marrëveshje për angazhim në institucionin për tre muaj të njëpasnjëshëm që në mënyrë të drejtpërdrejtë i paraprijnë ndërprerjes për shkak të shtatzënisë dhe/apo lindjes. 

Me qëllim që të përcaktohet plotsueshmëria e kushtit dhe kohëzgjatja e periudhës së ndërprerjes për shkak të shtatzënisë dhe/apo lindjes, parashikohet formimi i Komisionit nga ana e ministrit të Shëndetësisë.  Komisioni do të lëshon vërtetim në bazë të dokumentacionit të besueshëm mjekësorë, marrëveshje për angazhimin e personave dhe vërtetime për pagesa të realizuara.  Kushtin dhe kohëzgjatjen e periudhës për ndërprerje për shkak të shtatzënisë dhe/apo lindjes Komisioni i përcakton në pajtim me rregullat të cilat i rregullojnë të drejtat për mungesë nga puna për shkak të shtatzënisë dhe/apo lindjes.  Propozohet Komisioni të jetë i përbërë prej anëtarëve dhe zëvendës të tyre prej të cilët dy anëtarë dhe zëvendës të tyre janë me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe një anëtarë dhe zëvendësi i tij është me propozim të drejtorëve të FSSHM.   Në pajtim me këtë parashikohet nëse është e nevojshme institucionet t’i harmonizojnë aktet për sistematizim në afat prej 15 ditë pune nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit. 

Krahas kësaj propozohet të rritet afati në të cilin institucionet janë të detyruara të lidhin marrëveshje për të themeluar marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar, përkatësisht të miratojnë vendime për punësim me personat e angazhuar me marrëveshje.  Në lidhje me kufizimet nga nenet 8 dhe 9 të Ligjit me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të njëjtat të mos kenë të bëjnë me vëzhgues dhe qitës të përkohshëm në Drejtorinë për punë hidrometeorologjike dhe për persona për grumbullim të drejtpërdrejtë të të dhënave në Entin Shtetërorë për Statistikë. 

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit për Propozim-ligjin nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në debatin merrnin pjesë deputetët z.  Gjorgji Koxhabashiev dhe znj. Jasminka Damçeska. 

Në fund të debatit, Komisioni, e përcjelli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.  

Click