Aktivitetet

E premte, 19 qershor 2015 

Mbledhja e tridhjetetretë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 33-të, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike;  
  3. Propozim-ligj për gjelbërim urban (i parashtruar nga:  Liljana Popovska dhe Pavle Trajanov). 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi. 

Në arsyetimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Në arsyetimin për Propozim-ligjin për gjelbërim urban, propozuesi, znj. Liljana Popovska, theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët:  znj. Sllagjana Mitovska, z.  Bllagoja Despotoski, znj. Liljana Zaturoska, znj. Olga Najdenovska dhe znj. Liljana Popovska. 

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri vlerësoi se të gjitha Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet te jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click