Aktivitetet

E mërkurë, 26 gusht 2015

MBLEDHJA NR. 31 E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 31-të  si trup punues amë në procedurë të shkurtuar shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për identifikim dhe regjistrim të kafshëve, me procedurë të shkurtuar; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë, me procedurë të shkurtuar;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, me procedurë të shkurtuar;
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për preparate mjekësore veterinere, me procedurë të shkurtuar;
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nënprodhime me origjinë shtazore, me procedurë të shkurtuar;
  6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtori, me procedurë të shkurtuar;
  7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë, me procedurë të shkurtuar;
  8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim bujqësor organik, me procedurë të shkurtuar;
  9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndet të bimëve, me procedurë të shkurtuar;
  10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hidrometeorologjike, me procedurë të shkurtuar;
  11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të prodhimeve bujqësore, me procedurë të shkurtuar;
  12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, me procedurë të shkurtuar; 
  13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion pyjor dhe të gjuetisë, me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z.  Mihaill Cvetkov, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujerave. 

Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjet. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, pa diskutim i përcolli Propozim-ligjet e lartpërmendur në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click