Aktivitetet

E premte, 21 gusht 2015    

MBLEDHJA NR. 40 E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 40-të të mbajtur më 21 gusht 2015, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina, me procedurë të shkurtuar; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me paketim dhe hedhurina nga paketimi, me procedurë të shkurtuar;  
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës, me procedurë të shkurtuar; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizma të modifikuar gjenetikisht, me procedurë të shkurtuar; 
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra, me procedurë të shkurtuar;
  6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedis jetësor, me procedurë të shkurtuar;
  7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur, me procedurë të shkurtuar; 
  8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe pajisje elektrike dhe elektronike të hedhura, me procedurë të shkurtuar; 
  9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të ajrit të ambientit, me procedurë të shkurtuar;
  10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtigje malore, me procedurë të shkurtuar; 
  11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të emisioneve nga kompozime të avullueshme organike gjatë shfrytëzimit të benzinave, me procedurë të shkurtuar; 
  12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm, me procedurë të shkurtuar;
  13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim, me procedurë të shkurtuar;
  14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për teleferikë dhe ski lifte, me procedurë të shkurtuar;
  15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare, me procedurë të shkurtuar;
  16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar;
  17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar;
  18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pastërti publike, me procedurë të shkurtuar;
  19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe shkarkim të ujërave të zeza urbane, me procedurë të shkurtuar;
  20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale, me procedurë të shkurtuar;
  21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për caktim të emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Nurhan Izairi. Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjet. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Propozim-ligjet me procedurë të shkurtuar i përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikën e Maqedonisë.   

Click