Aktivitetet

E premte, 5 shkurt 2016 

Mbledhje pune e Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të veçanta (GPNP) dhe e Institutit parlamentar 

Grupi parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të veçantë (GPNP) në bashkëpunim me Institutin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të aktiviteteve të tyre, dje mbajti mbledhje pune edukative me temë "Vendi dhe roli i Kuvendit në sistemin e demokracisë parlamentare". 

Në mbledhjen e punës u ftuan dhe morën pjesë organizata të shumta të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të personave me aftësi të veçantë. 

Tema e cila e shtjellua në këtë mbledhje pune ishte në lidhje me Kuvendin dhe demokracinë, si dhe në lidhje me realizimin e të drejtave dhe lirive të grupeve të margjinalizuara në Republikën e Maqedonisë. 

Click