Aktivitetet

E hënë, 2 nëntor 2015 

MUNDËSIA PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT PARLAMENTAR NDËRMJET MAQEDONISË DHE FRANCËS 

Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës realizoi takim me ambasadorin francez në vendin tonë, SH.T. Llorans Oer. 

Përveç kryetarit të Grupit të deputetëve, z. Lubisha Nikoliq, në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët: znj. Daniella Rangellova, znj. Suzana Sekullovska, z. Vasill Pishev dhe z.  Bekim Fazliu.

Në fjalimin hyrës, z. Nikoliq shprehu falënderim për vizitën, e cila është e mirëseardhur për këmbim të ideve dhe përvojave, si dhe për mbështetjen e marrë, njëkohësisht duke theksuar bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet të dyja vendeve dhe takimet e shumta në shumë nivele. 

Znj. Oer theksoi se qëllimi i ardhjes së saj është që të kumtojë dy punë, fillimisht të dërgojë ftesë nga Grupi francez për miqësi për vizitë në parlamentin lokal, gjë që do të jetë mundësi për informim më të mirë dhe njoftim të deputetëve maqedonas me kolegët francez dhe së dyti - të thellohet bashkëpunimi parlamentar në nivel tjetër, për shembull përmes shërbimeve administrative. 

Të pranishmit u pajtuan dhe se ekziston mundësi për bashkëpunim të zmadhuar ndërmjet të dyja vendeve miqësore në fushë ekonomike, kulturore dhe arsimore. 

Deputetët u falënderuan për ftesën për vizitë në Francë dhe për përpjekjet në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, me shpresë për realizimin e marrëveshjes së Përzhinos, marrjen e raportit pozitiv dhe vazhdimin e rrugës eurointegruese. 
Click