Aktivitetet

E mërkurë, 22 qershor 2016 

Ndihmë e konsiderueshme nga policia çeke në ballafaqimin me krizën e emigrantëve 

Delegacioni i Komisionit për Siguri të Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit të Republikës së Çekisë, në kornizat e vizitës së tyre zyrtare, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri dhe me Grupin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë.Në përbërje të Delegacionit të Çekisë ishin: z. Roman Vana, kryetar i Komisionit dhe anëtarët: znj. Zuzka Bebarova - Rujbrova dhe z. Ljubomir Toufar. 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit ishte udhëhequr nga z. Sasho Aqimoski, kryetar i Komisionit dhe anëtarët: z. Pavle Trajanov, z. Marjanço Kolevski, znj. Vjollca Mehmeti Nuredini, z. Çedomir Sazdovski, znj. Nada Cipusheva, z. Talat Xhaferi, z. Goran Sugareski dhe z. Marjan Daskalloski.Kryetari Aqimoski në fjalimin e tij hyrës shprehi kënaqësi nga vizita e Delegacionit të Çekisë, duke u uruar punë dhe qëndrim të suksesshëm në Maqedoni. Pastaj theksoi se këtë takim e shikon si mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave në lidhje me çështjet nga sfera e policisë dhe mbrojtjes, sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, njëherit edhe Evropa, në lidhje me krizën e refugjatëve dhe migrimin, si dhe perspektivat e mundshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve.

Të pranishmit, marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë dhe Çekisë i karakterizuan si të mira dhe miqësore, me angazhime të forta për intensifikimin dhe thellimin e tyre të mëtejshëm, pastaj falënderuan për njohjen e Maqedonisë me emrin kushtetues, mbështetjen e vazhdueshme që Çekia ia jep në lidhje me integrimin në BE dhe familjen e NATO-s, si dhe për ndihmën e sugjeruar të policisë çeke për kontrollin në kufirin jugor gjatë ballafaqimit të Maqedonisë me krizën e refugjatëve.

Kryetari i Komisionit për Siguri të Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit të Republikës së Çekisë, z. Roman Vana, në lidhje me gjendjen momentale me refugjatët, theksoi se Maqedoni po ballafaqohet në mënyrë të shkëlqyeshme, pastaj duke e theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, si siguri të tërë Evropës.

Njëherit, z. Vana i bëri ftesë për takim dhe bashkëpunim Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit, vitin e ardhshëm në Pragë.Në takimin me Grupin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, krahas kryetarit të Grupit, z. Petre Shilegov, ishin të pranishëm edhe anëtarët: z. Dragan Cuklev, znj. Ollga Najdenovska, znj. Suzana Sekullovska, z. Talat Xhaferi dhe z. Stojko Paunovski.

Kryetari Shilegov shprehi kënaqësi nga vizita, që kontribuon për përmirësimin, edhe ashtu, të marrëdhënieve të mira ndërmjet dyja vendeve dhe falënderoi për ndihmën e policisë çeke në pikat kufitare gjatë kohës së krizës së emigrantëve.

Gjithashtu, ai i njoftoi mysafirët me krizën politike aktuale, pretendimet drejt BE-së dhe NATO-s, kontestin bilateral me Greqinë dhe rolin e rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë në krizën e emigrantëve si vend transit në mesin e rutës ballkanike. Pastaj, i informoi edhe për ndryshimet në Ligj, me të cilat rreptësisht dënohet pjesëmarrja eventuale e shtetasve të Maqedonisë në organizatat terroriste. 

Në fjalimin e tyre, anëtarët e Grupit Parlamentar, e shfrytëzuan mundësinë për falënderimin e sinqertë për pjesëtarët e policisë çeke, të cilët në këtë periudhë janë të vendosur në kapacitetet e Komunës së Gjevgjelisë, ku theksohen me aftësinë dhe inkurajimin e tyre në ballafaqimin me refugjatët. Gjithashtu, u dha shpresë për një bashkëpunim më intensiv parlamentar, i cili do të hap rrugë për bashkëpunim edhe në fushat tjera.

Nga ana e tij, z. Roman Vana, e theksoi tërë mbështetjen e vendit të tij në rrugën eurointegruese dhe kënaqësinë nga bashkëpunimi i policisë. Në këtë kontekst dha ide për ushtrim të përbashkët të policëve të Maqedonisë dhe të Çekisë në Çeki.

Duke pasur vetëm fjalë lavdëruese, ai Republikën e Maqedonisë e quajti vend i guximshëm që fortë qëndron në kufijtë e BE-së nga të dyja anët dhe e mbron Evropën.             
Click