Aktivitetet

E mërkurë, 17 dhjetor 2014

Ndryshimet klimatike janë një prej ngjarjeve më të rëndësishme në nivel global 

Deputetja dhe kryetare e PDM-së, znj. Liljana Popovska dhe deputetët znj. Liljana Zaturoska, znj. Shpresa Hadri, z. Sasho Vasilevski, znj. Sonja Talevska, znj. Vesna Damçevska-Ilievska, znj. Sollza Gërçeva dhe znj. Mirsada Emini-Asani, mbajtën takim pune me z. Dominik Gotier, këshilltar i parë në Ambasadën e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë dhe z. Sebastien Botre Bonetre, atashe për bashkëpunim në Ambasadën e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë dhe me z. Antonio Jovanovski, kryetar i Shoqatës Ekologjike Gou Grin, me temë Ndryshimet klimatike. 

Deputetja Liljana Popovska në fjalimin përshëndetës theksoi se në këtë takim joformal do të diskutohet për ndryshimet klimatike dhe pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në periudhën përgatitore për Samitin për ndryshime klimatike, i cili në vitin 2015 do të mbahet në Paris.

Samiti për ndryshimet klimatike është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në nivel global ku liderët botërorë miratojnë politika dhe sjellin vendime lidhur me zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike.

Këshilltari i parë në Ambasadën e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, z. Dominik Gotier, i njoftoi deputetët me gjithë atë që e bën Franca në lidhje me ndryshimet klimatike. Ai theksoi se viti 2015 është shumë i rëndësishëm për Francën, duke theksuar se konferenca në Paris do të ndihmojë që të shkohet shumë më përpara, sepse deri më tani ka pasur përparim me hapa të vogla me efektin e serrës. Parisi ka një vizion shumë të fortë për t'u bashkuar vende shumë të zhvilluara, e, gjithashtu edhe vendet më pak të zhvilluara që kanë qenë viktimë e vendeve të mëdha, që nuk kanë ditur t'i mbrojnë me efektin e serrës. Organizimi i kësaj konference është sfidë e vërtetë për t'u bashkuar numër më i madh i vendeve në mënyrë që konferenca të përjetojë sukses të vërtetë.

Ai theksoi se nga Samiti për ndryshimet klimatike në Limë, Peru, presin drejtime për Samitin në Paris dhe se ka progres në Limë, por ende vijon një rrugë e gjatë.

Në Samitin në Paris pritet që të arrihet marrëveshje me të cilën do të obligohen vendet për zvogëlimin e emisioneve të CO2, e njëkohësisht edhe të vendoset mekanizëm për arritjen e qëllimeve.

Një prej qëllimeve më të rëndësishme, e cila nuk ka arritur, është zvogëlimi për 2% i ngrohjes globale deri në fund të këtij shekulli.

Çdo shtet do të duhet doemos të përcaktojë kontribute të tij nacionale për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike, si kontribut ndaj përpjekjeve botërore.

Përfshirja e deputetëve në procesin e përgatitjes është me rëndësi kryesore për zhvillimin dhe suksesin e Republikës së Maqedonisë në Samitin në Paris.

Kryetari i Shoqatës Ekologjike Gou Grin, z. Antonio Jovanovski, theksoi se në periudhën përgatitore për Samitin në Paris rol të madh ka edhe Qeveria edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në Limë u miratua draft-kornizë në të cilën çdo vend do të kontribuojë për zvogëlimin e CO2, ozonit, metanit. Deri në muajin mars 2015 duhet të përgatitet ai dokument pas një procesi të gjerë këshillimor me sektorin e OJQ-së, debate publike dhe pastaj të dërgohet në Qeveri.

Të pranishmit diskutuan edhe për reflektimin e ndryshimeve klimatike në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht për problemin me mjegullën dhe ndotësit.

Ato ishin të njëzëshëm për formimin e trupit koordinues (lobi grup) dhe përfshirje të deputetëve në përgatitjet për Samitin në Paris, Francë. 

Click