Aktivitetet

E martë 27 tetor 205, Firence 

NË DEKLARATËN NË FIRENCE PËR MEDITERANIN DHE PIKA PËR MIGRUESIT

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski dhe kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Ermira Mehmeti, morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare të komisioneve për çështje evropiane të Mediteranit, që u mbajt dje, më 26 tetor 2015, në Firencë, Itali. 

Në Konferencën, me temë: "Paradigmat e reja të bashkëpunimit mediteran - Njëzet vjet pas Deklaratës së Barcelonës" kishte debat të pasur për dimensionin shumëdimensional të bashkëpunimit euromediteran dhe rolin e autoriteteve rajonale dhe lokale, për paradigmat e reja të këmbimit ekonomik ndërmjet të dyja brigjeve të Mediteranit, si dhe për mundësitë për ndarjen e vlerave kulturore dhe religjioze të njerëzve nga Mediterani. 

Në bazë të debatit u propozua dhe u miratua Deklarata e Firences për Mediteranin, në të cilën bëhet thirrje për qasje të re të bazuar në partneritet të barabartë të fokusuar në qasjen e decentralizuar në lidhje me qeveritë rajonale dhe lokale, me qëllim promovimin e zhvillimit socio-ekonomik të vendeve të Mediteranit. 

Gjithashtu, bëhet thirrje edhe në zhvillimin e bashkëpunimit tej kufitar si plotësim i bashkëpunimit bilateral dhe multilateral dhe në miratimin e strategjisë makrorajonale. 

Në lidhje me çështjen për numrin gjithnjë më të madh të migruesve nga Sirija, si dhe nga rajonet tjera luftarake në krizë, delegacioni i Turqisë kërkoi që deklarata të plotësohet me pikë të re në të cilën do të theksohet nevoja për ndihmë më të madhe nga BE-ja dhe nga vendet e Mediteranit, përveç me ndihmë financiare edhe me lloj tjetër të ndihmës me qëllim që migruesve t'u ndihmohet në organizimin e jetës së përditshme. 

Në atë drejtim, delegacionet e pranishëm të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi propozuan plotësim të Deklaratës e cila u fut në Deklaratën me tekstin në vijim: "Vërtetohet ndikimi i krizës së refugjatëve me të cilën ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në planin social dhe ekonomik, si mbështetje e pikës 17 të Planit të veprimit të miratuar në Samitin e BE-së - Ballkani Perëndimor (25 tetor 2015) dhe bën thirrje në strategji konkrete dhe të bashkërenduar ndërmjet BE-BP Vende mediterane me qëllim të ballafaqimit më efikas me këto sfida përmes shumë llojeve të instrumenteve financiare të BE-së të cilat do të mund t'i shfrytëzojnë vendet e Mediteranit". 

Click