Aktivitetet

E enjte, 22 janar 2015 

Nevojitet mbrojtje e përbashkët në luftën kundër terrorizmit 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u takua me Delegacionin e Shqipërisë, të udhëhequr nga znj. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë. 

Takimin e hapi kryetari i Komisionit, z. Emil Dimitriev, i cili theksoi se Maqedonia dhe Shqipëria janë dy vende fqinje dhe miqësore, më marrëdhënie të mira, me angazhim të përbashkët në sferën e mbrojtjes. 

Ai përkujtoi se prioritetet strategjike kryesore të vendit tonë janë anëtarësimi në NATO dhe BE, dhe megjithëse Maqedonia nuk është pjesë e Aleancës, ajo merr pjesë në numër të madh të misioneve paqësore. 

Z. Dimitriev pret edhe në të ardhmen vazhdim të bashkëpunimit me fqinjin tonë perëndimor, por edhe intensifikim të tij. 

Ministrja Kodheli e tregoi transparencën e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, për këmbim të përvojave, që do të na i lehtësojë rrugën për anëtarësimin tonë në organizatën më të madhe të sigurisë. 

Ajo ishte decide se si dëshmitarë të ngjarjeve aktuale në Francë, në Ukrainë dhe në shumë vende tjera, na nevojiten agjendë e përbashkët, iniciativa dhe projekte në luftën me terrorizmin global, sepse çdo vend, pa dallim nëse është ose nuk është anëtare e NATO-s, nuk është imune ndaj fenomeneve terroriste. Andaj, nevojitet që të mbrohemi bashkërisht nga kjo luftë e pakuptimtë, me qëllim që t'u sigurohet paqe dhe siguri gjeneratave aktuale dhe të ardhshme. 

Click