Aktivitetet

E enjte, 25 qershor 2015, Strasburg 

Nikolloski kryesoi me sesionin e qershorit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 

Gjatë sesionit të rregullt veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që u mbajt nga 22 deri në 26 qershor 2015 në Strasburg, Francë, shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Aleksandar Nikolloski kishte nderin të kryesojë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në funksion të kryetarit më 24 qershor 2015. 

Deputeti Nikolloski e udhëhoqi seancën gjatë tre diskutimeve, që shkaktuan interes të madh dhe atë për gjendjen në Hungari, për rritjen e transparencës në lidhje me pronësinë e mediave, si dhe për përgjegjësinë e mediave dhe për etikën në ambientin mediatik. 

Dy vjet pasi u ngrit rezoluta në lidhje me ligjet e miratuara në Hungari, Asambleja Parlamentare vendosi t'i japë fund "provimit të veçantë" të vendit njëkohësisht duke thirrur ta vazhdojë dialogun me Këshillin e Evropës, me qëllim që të zgjidhen numër i madh i çështjeve të pazgjidhura. 

Deputetët i përshëndetën deri më tani masat e ndërmarrë nga ana e organeve hungareze, e veçanërisht e përshëndetën tërheqjen e propozimeve në lidhje me dënimin me vdekje, duke theksuar se ndalimi i dënimit me vdekje është një nga "vlerat kryesore" të Këshillit të Evropës. 

Kuvendi kërkoi nga vendet anëtare që ta rishqyrtojnë legjislacionin e tyre për të siguruar transparencë të mediave, kështu që opinioni të ketë qasje në informata të caktuara në lidhje me pronësinë, menaxhimin dhe strukturën redaktuese të mediave, si dhe financimin e tyre. 

Deputetët theksuan se nevojitet transparencë të pronësisë mediatike që t'i mundësojë opinionit të formojë mendim për vlerën e informatave, ideve dhe mendimeve të distribuara përmes mediave. 

Asambleja Parlamentare, gjithashtu, i ftoi mediat që të vendosin kode etike, si dhe mekanizma për ankesa ose reagime tjera nga lexuesit, dëgjuesit ose shikuesit në lidhje me harmonizimin me ato kode. 

Sipas rezolutës të miratuar njëzëri, kodet etike të gazetarëve dhe mediave do të mundësojnë që të garantohet cilësia e punës së tyre dhe ato të jenë të përgjegjshëm para opinionit. 

Asambleja parlamentare, gjithashtu, kërkoi nga vendet anëtare që të lëvizin drejt dekriminalizimit të shpifjes, njëkohësisht duke luftuar kundër gjuhës raciste dhe gjuhës së urrejtjes. 

Kjo ishte hera e dytë që shefi i delegacionit maqedonas, Aleksandar Nikolloski të kryesojë me organizatën më të vjetër ndërkombëtare në Evropë, në të cilën sipas principit të rotacionit të Republikës së Maqedonisë i takon një nga vendet e nënkryetarit gjatë vitit 2015. 

Click