Aktivitetet

E martë, 23 qershor 2015, Strasburg 

Nikolloski në APKE: "Rezoluta për mbrojtje nga përgjimi masiv dhe raporti për Përmirësimin e mbrojtjes për "raportuesit" janë mënyra më e mirë për të luftuar kundër këtij lloji të keqpërdorimit dhe kërcënimit të shoqërisë demokratike" 

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës sot e miratoi raportin për mbrojtje të a.q. raportuesve, si vazhdim i Rezolutës për dënim të përgjimit masiv të miratuar në prill. Në këto dy raporte dënohet përgjimi ilegal masiv dhe kërkohet që shtetet të fusin masa më të mira të mbrojtjes. Gjithashtu, kërkohet mbrojtje të raportuesve kur paraqesin parregullsi potenciale ose korrupsion në sistemin. 

Aleksandar Nikolloski në emër të gjithë grupit të deputetëve të Partisë Popullore Evropiane, e cila është më e madhja dhe më me ndikim në Evropë, mbajti fjalim dhe e paraqiti qëndrimin e PPE. Ai theksoi se "raportimi" është shumë i rëndësishëm për promovimin e sundimit të mirë, privatësisë, lirisë së të shprehurit dhe luftës kundër korrupsionit. 

Në lidhje me dënimin e përgjimit masiv tha: "Gjatë sesionit të prillit e miratuam Rezolutën për përgjim masiv dhe konkluduam se praktikat e tilla i rrezikojnë të drejtat themelore të njeriut, përfshirë edhe të drejtën e privatësisë, lirinë e informimit dhe shprehjen dhe të drejtën e dënimit të drejtë dhe lirinë e religjionit. Siç është theksuar në Rezolutën, këto të drejta janë gur themel i demokracisë. Cenimi i tyre, pa kontroll gjyqësor adekuat, e rrezikon sundimin e të drejtës. Keqpërdorimi i punës së shërbimeve sekrete dhe përgjimi ilegal janë kërcënim shumë i madh për demokracitë bashkëkohore". 

Në lidhje me mbrojtjen e raportuesve, Nikolloski theksoi: "Do të pajtoheni se korrupsioni, gjithashtu, i dëmton vlerat e demokracisë. Lufta institucionale është e pamundshme të realizohet pa rregullimin dhe mbrojtjen e institucionit "raportues".  Megjithatë, mbrojtja e personave që paraqesin parregullsi është shumë e ndërlikuar dhe kërkon qasje multidisiplinore dhe gjithëpërfshirëse. 

"Raportimi", si sistem për informim është futur në sistemet juridike të shumë vendeve, me qëllim të promovimit dhe nxitjes së raportimit, megjithëse nuk ekziston definicion përgjithësisht i pranuar për të. 

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Komiteti Ministror në Rezolutat dhe Rekomandimet e tyre i ftuan të gjithë vendet-anëtare ta rishqyrtojnë legjislacionin e tyre në lidhje me mbrojtjen e "raportuesve" dhe të krijojnë kornizë adekuate normative, gjyqësore dhe institucionale për mbrojtjen e "raportuesve". 

Njëkohësisht, Nikolloski theksoi se Republika e Maqedonisë miratoi disa masa për përmirësimin e mbrojtjes së "raportuesve", për përforcimin e përgjegjësisë dhe përforcimin luftës kundër korrupsionit dhe menaxhimit të keq edhe në sektorin publik, edhe në sektorin privat, duke i marrë parasysh rekomandimet e GREKO (Grupi i shteteve në luftën kundër korrupsionit) në kuadër të Këshillit të Evropës.  U propozua miratimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pengimin e korrupsionit që të futet sistem të integritetit dhe mbrojtjes sistematike, institucionale të "raportuesve". 

Duke konkluduar se Rezoluta e përgjimit masiv, që u miratua në prill, është mënyra më e mirë për luftë kundër këtij lloji të keqpërdorimit dhe kërcënimit të shoqërisë demokratike. 

Në shtojcë edhe linku nga youtube me video nga fjalimi i z. Aleksandar Nikollovski. 

https://www.youtube.com/watch?v=8W7-XD-9dZ8

Click