Aktivitetet

E enjte, 2 tetor 2014, Strasburg  

Nikolloski për Miratimin e reformës së procedurës Monitoruese të Këshillit të Evropës

Në sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u miratua reforma e procedurës monitoruese nga ana e Komitetit Monitorues, e pritet të kjo të miratohet edhe në seancën plenare, sot pas dite.

Reforma e procedurës monitoruese, është rezultat i punës së Komitetit Ad-Hok të formuar për këtë qëllim, në të cilin merr pjesë edhe Aleksandar Nikolloski si nënkryetar i Komitetit Monitorues.  

Reforma është në bazë të Rezolutës (1953) nga viti 2013, në Asamblenë Parlamentare, që ka të bëjë me rritjen e efikasitetit dhe ndikimit të procedurës monitoruese, në bazë të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës.  Me këtë, parashihet shqyrtim periodik të përmbushjes së detyrimeve të bazuara në principin "vend pas vendi" për të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtim periodik të grupeve të vendeve, bazuar në principin "temë pas teme" ose qasje rajonale.  Gjithashtu, në pajtim me të propozuarën dhe Rezolutën (1963) nga viti 2013, procedura për monitorim mund të hapet edhe gjithmonë kur ka shqetësim për gjendjet në një shtet të caktuar.  Kjo do të shënojë se të gjitha vendet-anëtare të Këshillit të Evropës do të duhet plotësisht t'i përmbushin detyrimet ndaj Këshillit, para se gjithash në pjesën e sundimit të së drejtës, të drejtave themelore dhe të drejtave të pakicave, të drejtave gjuhësore dhe kulturore, luftës kundër korrupsionit dhe gjyqësisë së pavarur, me çka do të braktiset standardi i dyfishtë i cili ekziston për momentin.

Me këtë rast, deputetë Aleksandar Nikolloski theksoi:

"Më paraqet kënaqësi që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miraton një reformë të madhe.

Reforma është rezultat i punës së lodhshme të Komisionit Ad-Hok të formuar nga Këshilli i Evropës, në të cilin isha i privilegjuar të marrë pjesë.

Me procedurat e reja monitoruese, të gjitha vendet në Këshillin e Evropës barazohen në të drejtat dhe detyrimet e veta.  Është fakt se ekzistojnë vendet-anëtare të Këshillit, që nuk i përmbushin kriteret për anëtarësim.  Monitorim ndaj të gjithëve do të thotë edhe obligim ndaj të gjithëve.  Andaj dëshiroj të njoftoj se do ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe nga sesioni i qershorit në vitin 2015, do të kërkoj të caktohen raportues për monitorim në Greqi, në pjesën e respektimit të "Konventës kornizë për mbrojtje të pakicave nacionale", të cilën Greqia nuk e ka ratifikuar, ndërsa e cila është dokument kryesor për anëtarësim, si dhe ligjet diskriminuese nga viti 1982 dhe 1985, sipas të cilave, të drejtë kthimi dhe prone në Greqi kanë vetëm Grekët.  Gjithashtu, Greqia nuk lejon mësim në gjuhën amtare, si dhe shprehje të traditave kulturore përmes formave të ndryshme të asociacionit për pakicën maqedonase, shqiptare, turke dhe rome.  Greqia nuk i respekton aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.  

Mekanizmi i ri do të mundësojë shikim objektiv në këto gjendje dhe rekomandime të qarta nga Komiteti Monitorues për tejkalimin e tyre. Shpreson se procedura e re monitoruese do të pranohet për të gjithë dhe do t'i japë esencë të re dhe kuptim të ri punës së Këshillit të Evropës", theksoi Nikolloski.

Reforma e procedurës monitoruese, hyn në fuqi nga muaji janar 2015, ndërsa raportuesit e parë pritet të fillojnë me punë nga sesioni i qershorit. 

Click