Aktivitetet

E enjte, 26 mars 2015 

Pa parlament funksional dhe institucione shtetërore të pavarura nuk mund të zbatohen reforma të mëdha 

Më 22 dhe 23 mars, Parlamenti Evropian ishte nikoqir i seminarit parlamentar me temë “Zhvillimi i kulturës politike dhe përparimi i dialogut politik ndaj demokracisë së qëndrueshme ”.

Në seminar morën pjesë deputetë nga parlamenti i Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë, Turqisë, si dhe deputetë të Parlamentit Evropian - PE.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilin e paraprinte nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski, e përbëjnë koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Talat Xhaferi, koordinatori i grupit të deputetëve të PDSH-së Imer Aliu dhe deputetja e  pavarur, Lubica Buralieva. 

Në ngjarje morën pjesë dhe përfaqësuesit nga LSDM Radmilla Shekerinska dhe Lidija Dimova, si dhe përfaqësues nga PRSD, Lubomir Josifovski. Delegacionin kuvendor e shoqëronte sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Zharko Denkovski.  

Në pjesën e titulluar "Kultura e forcave në parlamentet: mbështetje kritike përkundër opozitës konstruktive” bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar MK - UE, Alljoz Peterle, ndërmjet tjerash, theksoi se kusht për ekzistimin e një demokracie funksionale është kultura politike në të cilën qeveris respekt i ndërsjellë.  Bojkotet e parlamenteve nuk krijojnë vlera plotësuese, por paralizim të shoqërisë. 

Duke krahasuar kompetencën e PE me parlamentet nacionale, eurodeputeti dhe anëtari i Komitetit për çështje kushtetuese të PE, Riçard Korbet, vuri në dukje punën në PE, ku të gjitha partitë politike, bashkërisht bashkëpunojnë në drejtim të përmirësimit të akteve të propozuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli, kurse opozita jo çdoherë kundërshton.    Tendenca është që të sigurohet mbështetje më e madhe për aktet e propozuara, kurse jo vetëm të spikat opozita. 

Kryetari i Komitetit për punë të jashtme i PE, Elmar Brok vlerësoi se ngjarja është me rëndësi të posaçme për atë si duhet të shikohet në kulturën politike.  Rregullat në parlamente duhet që të ju sigurojnë të gjithëve mundësi për prezantimin e pozitave, por patjetër të ketë gatishmëri nga të gjitha anët të bashkëpunojnë përmes dialogut , dhe përkrah qëndrimeve të tyre të ndryshme.  Opozita e fuqishme patjetër ti respektoj rregullat ekzistuese dhe procedurat.  

Për gjendjen në Republikën e Maqedonisë tha se të dy anët duhet që ta ndryshojnë qasjen e tyre dhe vet ta gjejnë zgjidhjen, se Brukseli nuk duhet të shihet si një gjyqtar sporti. 

Sipas referuesit për Republikën e Maqedonisë në Komitetin për punë të jashtme të PE, Ivo Vajgel, nëse duhet të ndihmohet, është e nevojshme qasje objektive dhe e paanshme nga ana e PE.  Partitë politike dhe liderët e tyre patjetër ta marrin përgjegjësinë, derisa si një nga prioritetet ngelet demokratizimi i medieve. 

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, theksoi se parlamentet janë institucione ku duhet të udhëhiqen diskutimet dhe nga ku opozita mund që ta kontrolloj qeverinë. Që të ritet besimi i qytetarëve në institucionet janë bërë ndryshime në Legjislacionin zgjedhor, por kërkesë për Qeveri teknike nga opozita është e papranueshme pasi që shkelet në vullnetin e qytetarëve, e shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoi nënkryetari Milloshoski. 

Sipas Lidija Dimova, bojkoti i Kuvendit ishte zgjidhja e vetme, kurse tash janë të nevojshme reformat rrënjësore për dalje nga gjendja. 

Deputetja e pavarur, Lubica Buralieva tha se votat e qytetarëve duhet të prezantohen në parlamente dhe se Republikës së Maqedonisë i nevojitet e ashtuquajtur "ndihmë objektive" nga Bashkimi Evropian. 

Maqedonisë i nevojitet domosdoshmërish marrëveshje e cila do të ketë të bëj jo vetëm në pasojat, por dhe në shkaqet për gjendjen e ndodhur, përkatësisht marrëveshje e cila do të respektohet nga të gjitha anët, theksoi Radmilla Shekerinska. 

Në fund të seminarit eurodeputeti Edvard Kukan theksoi se pa parlament funksional dhe institucione të pavarura shtetërore, vendet nuk mund të zbatojnë reforma të mëdha, kurse secili bojkot i parlamenteve i prolongon proceset integruese dhe zhvillimore në shoqëri.  Sipas tij për zgjidhje pozitive të kontesteve politike në shtetet nga Ballkani perëndimor  dhe Turqia, është e nevojshme vetë kufizim i qeverive, dialog ndërmjet partive politike, dialog me qytetarët, shërbime profesionale dhe të pavarura parlamentare , gjyqësor i pavarur, kontroll e ndërsjellë dhe mbikëqyrje e institucioneve, si dhe medie të hapura dhe të qasura për të gjithë. 

Click