Aktivitetet

E premte, 6 nëntor 2015, Sofje 

PËRFORCIMI I ROLIT TË PROCESIT SI FORMAT POLITIK UDHËHEQËS PËR BASHKËPUNIMIN NË RAJON DHE FAKTOR I SIGURISË, STABILITETIT DHE PROSPERITETIT 

Nënkryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Antonijo Milloshoski merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: "Asambleja parlamentare e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL) - sinergjia rajonale, bashkëpunimi strategjik dhe diplomacia parlamentare" dhe në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të AP të PBEJL, që mbahen nga 5 deri më 7 nëntor 2015 në Sofje, Republika e Bulgarisë. 

Konferencën e hapi znj. Cecka Caçeva, kryetare e Kuvendit popullor të Bulgarisë, e cila i prezantoi prioritetet e Kryesimit parlamentar bullgar me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që përfshijnë vazhdim të procesit të institucionalizimit të AP të PBEJL, thellimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian dhe përfshirje më të madhe të të rinjve në jetën politike. 

Z. Valentin Poriazov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Bulgarisë u përqendrua në qëllimet dhe aktivitetet e Kryesisë bullgare me PBEJL 2015-2016. Nën moton "PBEJL - 20 vjet çelës për bashkëpunimin në rajon" janë paraparë aktivitete të shumta, me qëllim të përforcimit të rolit të Procesit si format politik për bashkëpunimin në rajon dhe faktor i sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit. 

Kryesimi do të fokusohet në tre sfera kryesore të bashkëpunimit sektorial:  1) transporti, energjia dhe infrastruktura, 2) liria e mediave dhe liria e të shprehurit dhe 3) migrimi dhe vala e refugjatëve. Në kuadër të sesionit të parë të punës në Konferencën u diskutua për definimin dhe implementimin e prioriteteve rajonale dhe sinergjisë ndërmjet iniciativave rajonale dhe sektorit joqeveritar. 

Konferenca vazhdon me punë me sesionet për diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet ndërmjet organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, rolin e AP të PBEJL në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin me Parlamentin Evropian dhe ngjashëm. 

Në konferencën marrin pjesë deputetë nga 13 vendeve anëtare të AP të PBEJL, anëtarë të Parlamentit Evropian, përfaqësuesit e asambleve dhe iniciativave parlamentare rajonale, si dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve akademike. 

Asambleja parlamentare e PBEJL, ku marrin pjesë parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dheMali i Zi qëllimet dhe detyrat e veta i bazon në principet e pronësisë rajonale dhe integrimit evropian. Asambleja parlamentare luan rol të rëndësishëm në promovimin e pjesëmarrjes parlamentare dhe lehtësimin e dialogut ndërparlamentar dhe bashkëpunimit në rajon, si dhe në nxitjen e procesit të integrimit në BE. 

Click