Aktivitetet

E premte, 6 shkurt 2015 

Përmirësimi i efikasitetit energjetik është segment shumë i rëndësishëm për ekonominë 

Në organizim të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, dje dhe sot në Ankara, Republika e Turqisë, u mbajt Seminar ndërparlamentar me temë: "Siguria energjetike, efikasiteti energjetik dhe lidhja e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia", ku mori pjesë delegacioni i Kuvendit, në përbërje të deputetëve: z.Lupço Dimovski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike; z. Krsto Mukoski, kryesues i Komisionit për Financim dhe Buxhet; znj. Sollza Gërçeva dhe znj. Kaltrina Azizi. 

Seminari ndërparlamentar u hap nga z. Jerzhi Buzek, kryetar i Komisionit për Industri, Hulumtim të Energjisë nga Parlamenti Evropian; z. Halil Maziçogllu, kryetar i Komisionit për Industri, Tregti, Energji, Resurse Natyrore, Informata dhe Teknologji të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë dhe z. Sadik Jakut, nënkryetar i Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë. 

Në ditën e parë të Seminarit ndërparlamentar, u zhvillua panel diskutim për lidhshmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Turqisë, në aspekt të perspektivave të tyre. 

U debatua për sigurinë energjetike të BE-së; për disponueshmërinë e resurseve energjetike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Republika e Turqisë; për tregun e brendshëm të energjisë në Bashkimin Evropian, gjendjet dhe perspektivat; për projektet investuese për energji elektrike, gaz dhe burime të rigjenerueshme të energjisë. 

Gjatë ditës së dytë të Seminarit, morën pjesë eurodeputetët, përfaqësuesit e parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ekspertë, të cilët potencuan përvojat dhe aspektet rajonale për sfidat e ardhshme në këtë domen, me theks në këmbimin e informatave ndërmjet pjesëmarrësve. 

Fjalim mbajti edhe deputeti Lupço Dimovski, i cili njëkohësisht theksoi se Qeveria në shtator 2010 e miratoi Strategjinë për avancim të efikasitetit energjetik në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2020, në prill të vitit 2011 e miratoi edhe Planin e parë të veprimit për efikasitet energjetik, ndërsa në procedurë për shqyrtim dhe miratim është edhe Plani i dytë i veprimit për efikasitet energjetik. 

Gjithashtu, u miratua edhe Ligji për ratifikim të Marrëveshjes për themelim të Komunitetit Energjetik, ku marrin pjesë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Moldavia, Serbia, Mali i Zi dhe Ukraina. 

U miratua Strategjia për zhvillim të energjetikës në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2013, me të cilën përcaktohen qëllimet afatgjate për zhvillim të veprimtarive të caktuara që të ketë sigurim në furnizimin me lloje të ndryshme të veprimtarisë; prioritetet e zhvillimit; përcaktimi dhe shfrytëzimi i resurseve energjetike dhe kapacitetet me rëndësi strategjike për shtetin; planifikimi afatgjat, me qëllim që të përmbushen nevojat e energjisë dhe të bëhet sigurimi në furnizim; burimet dhe mënyra për sigurim të sasive të nevojshme të energjisë; mjetet e nevojshme financiare; lidhja e sistemeve energjetike të Maqedonisë ose pjesët e tyre me sisteme energjetike të vendeve tjera. 

Në vazhdim, z. Dimovski i informoi të pranishmit me mënyrën e prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike në Maqedoni, e gjithashtu, foli edhe për gazin natyror si energjent veçanërisht i dobishëm dhe pikërisht për atë arsye ndërtimi i sistemit nacional të gazsjellësit, lidhja e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit, si dhe ndërtimi i sistemeve shpërndarëse të gazit natyror, është një nga prioritetet e Qeverisë. 

Theks të veçantë është vënë në zhvillimin e burimeve të rigjenerueshme të energjisë, siç janë energjia solare, energjia e erës dhe biomasa, me çka do të mundësohet edhe diversifikimi i furnizimit në energji. 

Z. Dimovski potencoi se për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përmirësimi i efikasitetit energjetik, si pjesë e energjetikës, është segment shumë i rëndësishëm për ekonominë në vend. 

Zhvillimi dhe implementimi i projekteve në sferën e efikasitetit energjetik ka kapacitet që të krijojë vende të reja pune, ta përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët, ta zvogëlojë importin e energjisë dhe t'i përmirësojë mundësitë për aderim në BE, e njëkohësisht avancimi i efikasitetit energjik kontribuan në mbrojtjen e mjedisit jetësor. 

Click