Aktivitetet

E enjte, 6 nëntor 2014, Çasta Papirniçka, Republika e Sllovakisë

Përvojat dhe praktikat e këmbyera në lidhje me punën e shërbimit të komisioneve juridike-ligjvënëse dhe kushtetuese

Ne organizim të Institutit Demokratik Nacional për marrëdhënie ndërkombëtare (NDI) dhe Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë, prej 5 deri me 7 nëntor 2014, në Çasta-Papirniçka, Republika e Sllovakisë, mbahet punëtori me temë: "Roli i shërbimeve legjislative në punën e Kuvendit".  

Ne punëtorinë marrin pjesë deputetët znj. Svetllana Jakimovska, kryetare e Komisionit Juridik-Ligjvënës dhe z. Ramiz Merko, anëtar i Komisionit Juridik-Ligjvënës.

Sot në punëtorinë "Roli i shërbimeve legjislative në punën e Kuvendit", kryetarët dhe anëtarët e komisioneve juridike-ligjvënëse dhe kushtetuese, pastaj përfaqësuesit nga shërbimet e komisioneve, si dhe ekspertët juridikë parlamentarë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia i dëgjuan përvojat dhe praktikat e Republikës së Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë në funksionimin e shërbimeve legjislative dhe sigurimin e ndihmës juridike.  

Pjesëmarrësit diskutuan dhe këmbyen përvoja në lidhje me atë nëse pjesëmarrësi në parlamentin e vet ka sektor juridik-ligjvënës, cilat janë kompetencat e tij, sa është numri i shërbimeve profesionale dhe cilat janë kompetencat e tyre.

Gjithashtu, u këmbyen përvoja dhe praktika në lidhje me punën e shërbimit të komisioneve juridike-ligjvënëse dhe kushtetuese, kompetencat e tyre, rolin e tyre në përmirësimin e tekstit të propozim-ligjeve, si dhe shqyrtimin e propozim-ligjeve në aspekt të harmonizimit të tyre.

Përveç kësaj pjesëmarrësit diskutuan edhe në lidhje me përpilimin e mendimeve juridike nga shërbimet profesionale, formën në të cilën përgatiten, si dhe për mënyrën e prezantimit të tyre. 

Click