Aktivitetet

E enjte, 24 shtator 2015, Zagreb 

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË KONFERENCËN NDËRPARLAMENTARE ME TEMË "SERVISI PUBLIK DHE PARLAMENTET" 

Në organizim të Parlamentit Evropian, në bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Unionin radiodiodifuziv dhe Radiotelevizionin e Kroacisë, sot dhe nesër në Zagreb, Republika e Kroacisë, u mbajt Konferenca ndërparlamentare me temë "Servisi publik dhe parlamentet". 

Në Konferencën merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje z. Rexhail Ismaili, kryetar i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe znj. Liljana Zaturoska, anëtare e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji. 

Konferencën ndërparlamentare e hapi z. Josip Leko, kryetar i Parlamentit të Republikës së Kroacisë; z. Gvozden Flego, deputet nga Parlamenti i Republikës së Kroacisë dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës; si dhe z.  Goran Radman, drejtor i përgjithshëm i RTK. 

Në kuadër të programit, ditën e parë u hap diskutim për rolin e parlamenteve dhe serviseve publike, bashkëpunimi i tyre, standardet evropiane dhe praktikat në vendet e Evropës Juglindore dhe në Turqi, caktimi i procedurave për mediat e servisit publik, emërimi i bordeve administrative dhe mbikëqyrëse, raporti ndërmjet Parlamentit, qytetarëve dhe radiodifuzerëve, mbulimi parlamentar nga ana e mediave dhe rëndësia e sigurimit të informatave për punën e Kuvendit. 

Në Konferencë pritet të debatohet dhe të hapen çështje për mediat e servisit publik dhe parlamentet, do të jepen kritika dhe raporte për vendet se si mediat e servisit publik në Evropën Juglindore dhe Turqi e përfshin punën e parlamentit, sfidat dhe rekomandimet, kanalet parlamentare, përvojat e kanaleve parlamentare të vendosura mirë. 

Kryetari i Komisionit për Transport dhe Lidhje, z. Rexhail Ismaili, në fjalimin e tij theksoi se detyra dhe roli i Radiotelevizionit të Maqedonisë, si servis publik në vend, është që të kontribuojë për realizimin e pluralizmit mediatik dhe shoqërisë demokratike, ndërsa Kuvendi ka përgjegjësi programore për transmetimin e servisit programor, të dedikuar për transmetimin e aktiviteteve të Kuvendit. 

Kanali i Kuvendit i informon dhe edukon qytetarët për jetën politike, përmes programeve parlamentare, edukative dhe civile, transmeton programe me interes për kohezionin social, bashkëjetesën ndëretnike, dallimet kulturore dhe luftën kundër të gjitha llojeve të diskriminimit dhe ofron programe që e pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë maqedonase. 

Në ditën e dytë në Konferencë pritet të debatohet dhe të hapen çështje në lidhje me mbulimin mediatik të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian dhe punën e tij. 

Në Seminarin e ardhshëm parlamentar do të marrin pjesë eurodeputetët, përfaqësuesit e parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Turqisë, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ekspertët, përfaqësuesit e serviseve radiodifuzive nacionale, me qëllim që t'i ndajnë përvojat rajonale dhe pikëpamjet për sfidat e ardhshme në këtë domen, me theks në këmbimin e informatave ndërmjet pjesëmarrësve. 

Click