Aktivitetet

E martë, 9 shtator 2014  

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË KONFERENCËN PARLAMENTARE RAJONALE NË BEÇIQI, MAL TË ZI 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të: znj. Vlladanka Aviroviq, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Nora Aliti, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, z. Dragan Cuklev, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike dhe z. Nikolla Micevski, anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane, mori pjesë në Konferencën Parlamentare Rajonale për mbikëqyrje të politikave energjetike dhe investimeve energjetike me temë: "Mbikëqyrja parlamentare e politikave energjetike dhe investimeve energjetike në vendet e Ballkanit Perëndimor", që u mbajt më 6 dhe 7 shtator 2014 në Beçiqi, Mal të Zi. 

Konferenca u organizua në kornizat e Projektit të Fondacionit Vestminstër për Demokraci dhe Rrjetit Parlamentar të Komisionit për Çështje Ekonomike, Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit për Çështje Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Në konferencë morën pjesë deputetët e Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e Trupave Rregullatore Energjetike dhe ekspertët nga sfera e energjetikës. 

Konferenca nxiti një debat të gjerë në mesin e deputetëve dhe përfaqësuesve të sferës profesionale, edhe atë në pjesën e investimeve energjetike në Ballkanin Perëndimor, nevojat dhe implikimet e ardhshme, rolin e trupave rregullatore energjetike dhe rolin e parlamenteve në mbikëqyrjen e trupave energjetike dhe politikave energjetike. Një theks i veçantë iu kushtua pjesës së Pakos së Tretë Energjetike. 

Në konferencë u propozuan konkluzionet në vijim: 

  • Rrjeti Parlamentar i Komisionit për Çështje Ekonomike, Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit për Çështje Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor e kuptuan nevojën nga investimet e ardhshme në sektorin e energjetikës për zhvillimin e të gjitha vendeve në rajon dhe parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e themelimit të tregut unik për rregullimin e energjetikës dhe mbështetjen e projekteve për investimet rajonale në energjetikë; 
  • Strategjitë rajonale duhet të jenë në pajtim me strategjitë shtetërore; 
  • Parlamentet ta përfshijnë komunitetin akademik, komunitetin e biznesit, investuesit, shoqërinë civile dhe ngjashëm në mbikëqyrjen e politikave energjetike përmes punës së komisioneve të Kuvendit.   
Click