Aktivitetet

E hënë, 13 korrik 2015, Luksemburg

Pjesëmarrja e deputetes Ermira Mehmeti në KOSAK

Në kornizat e Kryesimit të Luksemburgut me Bashkimin Evropian, sot në Luksemburg, filloi Konferenca e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE – KOSAK, në të cilën merr pjesë kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Ermira Mehmeti.

Në Konferencë u diskutua për prioritetet e Kryesimit të Luksemburgut me Këshillin e Bashkimit Evropian, duke e përfshirë këtu edhe krizën greke, politikën e zgjerimit, sfidat ekonomike dhe sfidat me emigrimin. 
Në kornizat e këtij sesioni, znj. Mehmeti mbajti fjalim, në të cilën theksoi se duhet të gjendet një mënyrë me të cilën do t'i jepet një nxitje e re procesit të zgjerimit, me ç'rast shprehi një mbështetje të plotë në procesin e Berlinit, i cili filloi vitin e kaluar. Pastaj, sugjeroi se ky proces duhet të shërbejë si katalizator, e jo si zëvendësim për procesin e zgjerimit të BE-së.

Duke u thirrur në parimet evropiane kryesore të solidaritetit dhe kompromisit, znj. Mehmeti tha se këto parime duhet të shërbejnë si vlera themelore udhëheqëse për mbylljen përfundimtare të tre çështjeve tjera në Ballkanin Perëndimor - zgjidhjen e kontestit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, njohjen e plotë të Republikës së Kosovës nga vendet anëtare të BE-së dhe krijimin e perspektivës për lëvizjen e BeH-së drejt BE-së. Në këtë mënyrë, do të mundësohet që këto vende t'i tejkalojnë çështjet e hapura dhe të fokusohen në zbatimin konsekuent dhe përmbushjen e standardeve demokratike.

Në KOSAK-un e sotëm, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjes për dialogun politik në parlamentet nacionale, me theks të veçantë në rolin e Komisioneve për Çështje Evropiane dhe forcimin e rolit juridik në dialog.

Click