Aktivitetet

E premte, 8 maj 2015 

Pjesëmarrje në Konferencë për komunitetin energjetike  

Në korniza të Konferencës të përkushtuar në aktivitetet e Komunitetit Energjetik, e cila në organizim të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik Evropian u mbajt në Parlamentin Evropian në  Bruksel më 6 dhe 7 maj 2015, morën pjesë zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti dhe anëtari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Dragan Cuklev. 

Në konferencë, fjalim hyrës kishte kryetari i Komisionit Parlamentar për Komunitetin Energjetik profesori Jerzhi Buzek, i cili theksoi se Komuniteti Energjetik është instrument i dëshmuar për avancimin e rregullave për menaxhim me tregun energjetik stabil, konkurrent, të qëndrueshëm dhe energjetik të lidhur të BE-së.

Në debat u theksua rëndësia e bashkëpunimit më të madh të vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje me përforcimin e bashkëpunimit parlamentar në sferën e energjetikës, edhe atë përmes funksionimit të Asamblesë Parlamentare të vendeve nga EJL, në të cilën do të jenë anëtarë deputetë nga rajoni.

Në lidhje me temën fjalime të tyre kishin edhe përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Nora Alitit dhe z. Cuklev,  të cilët në diskutimet e tyre theksuan se Maqedonia si nënshkruese e Marrëveshjes për Komunitet Energjetik ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore dhe Bashkësisë Evropiane, është e përkushtuar tërësisht në realizimin e obligimeve të kësaj marrëveshjeje. 

Ata informuan se është prolonguar faza e fundit e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me të drejtën e Bashkimit Evropian, në lidhje me harmonizimin edhe me dy direktiva dhe dy rregullativa nga e ashtuquajtura "Pakoja e tretë" dhe me të cilin parashihet liberalizim i plotë i tregut energjetik për shpenzuesit tariforë. 

Click