Aktivitetet

E martë, 31 mars 2015 

Pjesëmarrje në seminarin e 88.të  Ros – Rot në Beograd 

Prej sot deri më dy prill, në Parlamentin e Republikës së Serbisë mbahet seminari i 88-të Ros – Rot në organizim të AP të NATO-së dhe Parlamentit të Republikës së Serisë. 

Në seminarin me temë: “Serbia, Ballkan perëndimor dhe bashkësi euroatlantike” morën pjesë delegacione nga 13 vende anëtare të NATOS, 9 nga anëtaret shoqëruese të AP të NATO-së, partner rajonal, mbikëqyrës dhe organizata joqeveritare. 

Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së e udhëhoqi Emil Dimitriev, kurse në përbërje të tij është dhe Pavle Trajanov. Në hapjen e seminarit, të pranishmëve ju drejtuan nënkryetari dhe ministri i punëve të jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, nënkryetari i Parlamentit të Republikës së Serbisë, Igor Beçiq, nënkryetari i AP të NATO-së, Paolo Ali dhe persona të tjerë zyrtarë. 

Gjatë seminarit do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor dhe integrimin euroatlantik, për bashkëpunimin rajonal, për çështjen e luftëtarëve të huaj të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore si sfidë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe tema të tjera. 
Click