Aktivitetet

E mërkurë, 13 korrik 2016 

Prezantimi i programit dhe prioriteteve për punën e kryesimit të Sllovakisë me Këshillin e Bashkimit Evropian

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e mbajti mbledhjen e 32-të kushtuar Prezantimit të Programit dhe prioriteteve për punën e Kryesimit të Sllovakisë me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor 2016, të paraqitura nga ana e ambasadorit të Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Martin Bezak. 

Me mbledhjen kryesoi zëvendëskryetarja e Komisionit, znj. Nora Aliti. 

Ambasadori Bezak, duke folur për Programin dhe prioritetet në gjashtë muajt në vijim, theksoi se Sllovakia do të fokusohet në katër segmente, dhe atë në segmentin e parë - Fuqi ekonomike, segmenti i dytë - Treg i vetëm modern, i treti - Politike e qëndrueshme për migrim dhe azil dhe i katërti - Evropë e lidhur globale. Duke folur për tema prioritare, që do të jenë në radhët e parë të Kryesimit të Sllovakisë me BE-në, theksoi se do të udhëhiqen nga tre principe të ndërsjellë, dhe atë: arritja e rezultateve të dukshme, tejkalimi i fragmentimit (tentim për t'u arritur rezultate që ndihmojnë të lidhen vendet anëtare më afër në kuadër të tregut të vetëm) dhe fokusimi te qytetarët, me qëllim që të dërgohen rezultate konkrete dhe kthim të mirëbesimit te qytetarët në projekt të përbashkët evropian. 

Në lidhje me temën fjalime hyrëse kishin: zëvendëskryeministri për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, z. Arbër Ademi dhe zëvendëskryetarja e Komisionit, znj. Nora Aliti, të cilat e përshëndetën kryesimin e Sllovakisë me BE-në dhe i dëshiruan realizim të suksesshëm qëllimeve dhe prioriteteve. 

Në debatin morën pjesë deputetët: znj. Sollza Gërçeva, znj. Marija Angellova, znj. Meral Uzeiri Ferati, z. Trajço Dimkov, z. Mirvan Xhemaili, si dhe përfaqësuesi i Sindikatës së Republikës së Maqedonisë, z. Zhivko Mitrevski. 

Në mbledhje u ftuan të marrin pjesë edhe kryetarët, anëtarët dhe përfaqësuesit e Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komiteti i Përzier Parlamentar RM-BE dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime.  

Click