Aktivitetet

E hënë, 14 mars 2016 

Qëllimi më i rëndësishëm i vendeve të Evropës Juglindore është modernizimi i infrastrukturës së transportit 

Deputeti Lubomir Josifovski, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL), mori pjesë në Mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, infrastrukturë dhe energjetikë të AP të PBEJL-së, që u mbajt më 11 dhe 12 mars 2016 në Sofje, Republika e Bulgarisë. 

Anëtarët e komisionit i shqyrtuan dhe përcaktuan propozim që raporti dhe rezoluta me temë: "Përmirësimi i infrastrukturës në Evropën Juglindore - përshpejtimi i projekteve prioritare", të cilat pritet të jenë të miratuara në kryesimin e ardhshëm vjetor të AP të PBEJL-së, që do të mbahet nga 9 deri më 11 qershor 2016 në Sofje. 

Në diskutimin u theksua se tema është me rëndësi të veçantë për rajonin dhe se qëllimi më i rëndësishëm i vendeve të Evropës Juglindore është modernizimi i infrastrukturës së transportit, me qëllim të arritjes së nivelit të rrjetit transportues transevropian. Gjatë përcaktimit të propozim-rezolutës, njëzëri u miratuan katër amendamente të parashtruara nga deputeti Lubomir Josifovski. 

Në mbledhjen u përcaktua edhe programi i komisionit për periudhën 2016-2017. Në kontekst të krizës aktuale me refugjatët dhe migrantët, deputeti Lubomir Josifovski propozoi që në fokus të debatit të Komisionit të jenë sfidat ekonomike në rajon lidhur me krizën e migrimit. 

Ky propozim u mbështet nga më shumë delegacione, me ç'rast tema u përcaktua në programin punues të Komisionit për Ekonomi, infrastrukturë dhe energji të AP të PBEJL-së. 

Asambleja parlamentare e PBEJL-së, ku marrin pjesë parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bulgaria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi qëllimet dhe detyrat e tyre i bazon në principet e pronësisë rajonale dhe integrimit evropian. Asambleja parlamentare luan rol të rëndësishëm në promovimin e pjesëmarrjes parlamentare dhe lehtësimin e dialogut interparlamentar dhe bashkëpunimin në rajon, si dhe në nxitjen e procesit të integrimit në BE. 

Click