Aktivitetet

E mërkurë, 9 dhjetor 2015, Bruksel 

REFORMAT E VITIT 2013 NË POLITIKËN E PËRBASHKËT BUJQËSORE (PPB/CAP): IMPLIKIMET PËR VENDET NGA ZGJERIMI 

Në kuadër të Programit për mbështetjen e parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, në organizim të Parlamentit Evropian, Drejtoria e përgjithshme e politikës së jashtme, në bashkëpunim me Komitetin e Bujqësisë, më 9 dhjetor 2015 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, mbahet Seminar ndërparlamentar me temë: "Reforma nga viti 2013 në Politikën e përbashkët bujqësore (PPB/CAP): implikimet për vendet nga zgjerimi".  

Në Seminarin merr pjesë delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, në përbërje z. Sasho Pockov, zëvendëskryetar, z.  Nikolla Micevski, anëtar, z. Rexhail Ismaili, anëtar dhe z. Gazmend Aliji, zëvendësanëtar. 

Seminarin ndërparlamentar e hapi dhe fjalim përshëndetës mbajti z. Çesllav Siekierski, deputet në Parlamentin Evropian dhe kryetar i Komisionit për Bujqësi. 

Në kuadër të programit, është paraparë të debatohet dhe të hapen çështje në lidhje me: 

- rolin e Parlamentit Evropian në miratimin e reformave të Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB); për prapavijën dhe principet udhëheqëse të reformave të PPB-së; 

- për elementet e reformës në PPB (pjesa 1): Pagesa të drejtpërdrejta;

- për elementet e reformës në PPB (pjesa 2): Organizimi i përbashkët i tregut; 

- për elementet e reformës në PPB (pjesa 3): Zhvillim rural; 

- për elementet e reformës në PPB (pjesa 4): Rregullativa horizontale për financim, menaxhim dhe ndjekje të PPB-së; 

- për realizimin e reformës së PPB-së dhe perspektivave në të ardhmen. 

Në fund të Seminarit ndërparlamentar pritet të japë vërejtje përfundimtare z. Çesllav Siekierski, deputet në Parlamentin Evropian dhe kryetar i Komisionit për Bujqësi. 

Në Seminarin ndërparlamentar marrin pjesë eurodeputetët, përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Turqisë, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ekspertë, me qëllim të ndarjes së përvojave rajonale dhe pikëpamjeve për sfidat e ardhshme në këtë domen. 

Click