Aktivitetet

E enjte, 2 tetor 2014

Reformat në energjetikë kërkojnë mbështetje të fuqishme

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit Evropian të Energjetikës, z. Janez Kopaç, para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mbajti prezantim në lidhje me rezultatet e arritura në reformat në lidhje me realizimin e Marrëveshjes për Komunitetin Energjetik për vendet nënshkruese.  

Z. Kopaç në mbledhjen e përbashkët, me të cilën kryeson zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti dhe kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike z. Lupço Dimovski, informon për gjendjet aktuale në energjetikën në rajon, me ç'rast theksoi se reformat në energjetikën, që dalin nga direktivat e BE-së kërkojnë involvim të resurseve të rëndësishme njerëzore, si dhe përkrahje të fuqishme politike nga Qeveria dhe Parlamenti, por edhe nga opinioni, të cilit doemos duhet t'i sqarohen implikimet e shkaktuara nga reformat e nevojshme.  

Njëkohësisht, z. Kopaç e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të madh të vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, me përforcim të bashkëpunimit parlamentar në sferën e energjetikës, dhe atë përmes funksionimit të Asamblesë Parlamentare të Vendeve nga EJL, në të cilën do të marrin pjesë deputetë nga rajoni.

Në lidhje me prezantimin, diskutime zhvilluan deputetët: z. Romeo Trenev, znj. Solza Gërçeva, znj. Sillvana Boneva, z. Lupço Dimovski, znj. Vlladanka Aviroviq, si dhe drejtori i Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë, z.  Dimitar Petrov. 

Click