Aktivitetet

E hënë, 24 nëntor 2014, Hagë, Holandë 

Republika e Maqedonisë është e përgatitur t'i zgjidhë të gjitha çështjet përmes dialogut dhe mirëkuptimit 

Deputeti Pavle Trajanov, anëtari i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedoni në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga 21 deri më 24 nëntor, merr pjesë në punën e Sesionit vjetor të AP-së së NATO-s qe mbahet në Hagë, Mbretëria e Holandës.  

Në Komisionin për Çështje Politike, përveç pikave tjera, u shqyrtua edhe Propozim-raporti për NATO partneritetin dhe politikën e dyerve të hapura të Aleancës. 
Gjatë debatit për këtë pikë, Pavle Trajanov u fokusua në qëndrimet e Republikës së Maqedonisë, duke theksuar se vendi ynë implementon reforma dhe punë të shumta në zhvillimin e institucioneve demokratike, duke e respektuar sundimin e së drejtës. 

Gjithashtu, Trajanov theksoi se megjithëse Maqedonia i ka realizuar reformat në fushën e mbrojtjes dhe i ka përmbushur të gjitha kushtet, nuk është anëtare e NATO-s, për shkak të bllokadës së imponuar nga fqinji jugor. 

Në fund të diskutimit të tij, Trajanov nënvizoi se Republika e Maqedonisë është e përgatitur t'i zgjidhë të gjitha çështjet përmes dialogut dhe mirëkuptimit dhe i thërriti anëtaret e NATO-s që të jenë më aktivë në këtë drejtim dhe të ndihmojnë në tejkalimin e kontestit me emrin. 

Sot, në fillimin e Sesionit plenar të AP-së së NATO-s, do të mbajë fjalim Hju Bejli, kryetar i AP-së së NATO-s, pastaj Mark Rite, kryeministër i Holandës, Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe personat tjerë zyrtarë. 

Gjatë qëndrimit, Trajanov u takua me anëtarët e delegacionit të Bulgarisë, Turqisë, Suedisë, Zvicrës, Anglisë, Malit të Zi, Serbisë. 

Click