Aktivitetet

E martë, 19 maj 2015 

Republika e Maqedonisë i ka përmbushur të gjitha kushtet e paraparë për anëtarësim në NATO

Pavle Trajanov, në cilësi të anëtarit të delegacionit të Kuvendi të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga 15 deri më 18 maj, në Budapest, mori pjesë në punën e sesionit pranveror të AP të NATO-s. 

Në ditën e parë të sesionit, mbledhje mbajti Komiteti për Mbrojtje, Komiteti për Ekonomi dhe Siguri dhe Komiteti për Shkencë dhe Teknologji, ndërsa në ditën e dytë, mbledhje mbajti edhe Komiteti për Dimension Civil të Mbrojtjes dhe Komitetit Politik.  

Në Komitetin për Dimension Civil të Mbrojtjes, mes pikave tjera në rend dite, prezantim me temë: Sfidat politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kishte ambasadori dhe profesori Ishtvan Giarmati, kryetar i Qendrës ndërkombëtare të tranzicionit demokratik. Ai, duke folur për secilin nga vendet e caktuara të Ballkanit Perëndimor, u përqendrua edhe në situatën në Maqedoni të cilën e vlerësoi si të ndërlikuar. 

Deputeti Trajanov, në komentin e tij në lidhje me prezantimin, theksoi se çështjet politike zgjidhen me dialog. Gjithashtu, Trajanov, e nënvizoi faktin se Republika e Maqedonisë i ka përmbushur të gjitha kushtet e parashikuara për anëtarësim në NATO, por tashmë një kohë të gjatë, për shkak të kundërshtimit të Greqisë, i është shkurtuar mundësia për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën, megjithëse është e gatshme të gjendet zgjidhje e pranueshme për kontestin. 

Sa i përket incidentit në Kumanovë, Trajanov theksoi se ai incident u shkaktua nga një grup i rrezikshëm kriminel, i cili u neutralizua dhe i ftoi vendet fqinje që të ndihmojnë të zbulojnë se kush i dërgoi ato. Në Maqedoni kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme ndëretnike dhe presim që sa më shpejtë të anëtarësohemi në NATO dhe të fillojmë negociata me BE-në, theksoi ai. 

Në Sesionin plenar u ftuan që të mbajnë fjalim kryetarët e parlamenteve të vendeve aspirante për anëtarësim në NATO, ndër të cilat edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski. 

Click