Aktivitetet

E hënë, 4 korrik 2016, Tbilisi 

REZOLUTA TË MIRATUARA ME TEMË "25 VJET BASHKËPUNIM PARLAMENTAR: NDËRTIMI I MIRËBESIMIT PËRMES DIALOGUT" 

Në  Sesionin e 25-të vjetor të AP të OSBE-së, që mbahet nga 1 deri 5 korrik 2016 në Tbilisi, Geruzia merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga deputeti Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-se). 

Komisioni për Çështje Politike dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedis Jetësor dhe Komisioni për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Çështje Humanitare i shqyrtoi raportet dhe i miratoi rezolutat me temë "25 vjet bashkëpunim parlamentar: ndërtimi i mirëbesimit përmes dialogut", me të cilin bashkëpunimi parlamentar i OSBE-së shënon çerek shekulli nga ekzistimi i tij.

Të tre komisionet e AP të OSBE-së vazhdojnë me punë për pikat tjerë të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, ballafaqimin me sfidat me refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda vendit, të drejtat e refugjatëve, krizën në dhe rreth Ukrainës, zgjidhjen e konfliktit afatgjatë, ballafaqimin me terrorizmin, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Krim, heqjen e sanksioneve kundër deputetëve, përforcimin e mekanizmave për paralajmërim të hershëm të OSBE-së dhe ngjashëm. 

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Zharko Denkovski u takua me sekretarin e përgjithshëm të AP-së të OSBE-së, z. Roberto Montela, ku u diskutua për bashkëpunim ndërmjet të dyja asambleve dhe organizimin e Sesionit të ardhshëm të AP të OSBE-së, që do të mbahet nga 29 shtatori deri më 2 tetor 2016 në Shkup, Republika e Maqedonisë. 

Pritet që në  Sesionin e 25-të të AP-së së OSBE-së të miratohet "Deklarata e Tbilisit", me rekomandime për spektër të gjerë të çështjeve në fushën e politikës, ekonomisë, mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, dërguar OSBE-së dhe vendeve pjesëmarrëse. 

Click