Aktivitetet

E martë, 9 shtator 2014  

SEANCA E PESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme të pestë, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje publike; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare; 

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Lupço Dimovski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. 

Komisioni, Propozim-ligjet i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click