Aktivitetet

E enjte, 19 nëntor 2015, Bruksel 

SEMINAR INTERPARLAMENTAR PËR ROLIN E AVOKATIT TË POPULLIT 

Në organizim të Parlamentit Evropian, e në bashkëpunim me Avokatin e popullit e Evropës, më 18 dhe 19 nëntor 2015, në Bruksel, Belgjikë, mbahet Seminar interparlamentar me temë "Roli i avokatit të popullit në demokracinë parlamentare:  perspektiva rajonale".  

Në seminarin morën pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Vlladimir Gjorçev, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.  Emil Dimitriev, anëtar i Komisionit, z.  Ernad Fejzulla, anëtar i Komisionit dhe znj. Renata Deskoska, anëtare e Komisionit. 

Seminarin interparlamentar e hapi znj. Emili O'Rejlli, avokat i popullit i Evropës. 

Në kuadër të programit, në ditën e parë u hap diskutim për përgjegjësinë e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe rolin e avokatit të popullit, mekanizmat dhe burimet për institucionin efikas avokati i popullit, rrjetin evropian të avokatëve të popullit dhe evoluimin e tij si dhe relacionet e avokatëve të popullit ndaj shoqërisë dhe opinionit të gjerë.  

Në ditën e dytë të seminarit pritet të zhvillohet debat për analizat e praktikave të gabuara, institucionet e ndryshme dhe rolet komplementare, rolin e mbikëqyrjes parlamentare të zbatimit të ligjit dhe ndikimin e avokatit të popullit, si dhe zhvillimin e mbështetjes së mirë administrative në procesin e aderimit në BE. 

Ne seminarin e ardhshëm parlamentar do të marrin pjesë eurodeputetet, përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republika e Turqisë, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, avokatët e popullit të Evropës, avokatët e popullit nga vendet në proces të aderimit në BE dhe ekspertë, me qëllim të ndarjes së përvojave dhe pikëpamjeve rajonale për sfidat e ardhshme në këtë domen, me theks në këmbimin e informatave ndërmjet pjesëmarrësve. 

Click