Aktivitetet

E premte, 4 dhjetor 2015

SESIONI I DYTË I PUNËS SË MBLEDHJES SË 13-TË TË KPP - RM DHE BE 

Në kuadër të mbledhjes së 13-të të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, që mbahet dje dhe sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në fillim të sesionit të dytë të punës u këmbyen mendime me z. Nikolla Popovski, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë.

Bashkëkryesuesi, z. Allojz Peterle, fillimisht i dha fjalë ministrit Popovski, i cili shprehu falënderim nga ana maqedonase ndaj Parlamentit Evropian për mbështetjen në realizimin e qëllimeve strategjike dhe njëkohësisht e potencoi pajtimin e plotë nga të gjitha faktorët politikë në Republikën e Maqedonisë për eurointegrimin e saj. Gjithashtu, ai e shfrytëzoi mundësinë për ta përshëndetur ftesën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO, gjë që është qëllim i gjithë Ballkanit. 

Madje u diskutua për rrugën eurointegruese të vendit tonë; vërejtjet në Raportin e progresit; reformat të cilat realizohen vazhdimisht; zgjidhjen e kontestit me emrin me Republikën e Greqisë, si pengesë kryesore për anëtarësim në BE dhe NATO; marrëdhëniet e mira fqinjësore; si dhe ballafaqimi i Republikës së Maqedonisë me krizën e migrimit. Pas diskutimit, vijuan fjalime edhe për lirinë e të shprehurit në mediat dhe për reformat në kodin zgjedhor. 

Në fund të mbledhjes, Komiteti i Përzier Parlamentar, në pajtim me nenin 3 të Rregullores për punë, u dërgoi rekomandime institucioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. 

Click