Aktivitetet

E mërkurë, 17 shtator 2014, Jahorinë, BdheH 

Shembulli maqedonas për mbikëqyrje të shpenzimit të IPA mjeteve është pozitiv 

Në Konferencën e Rrjetit rajonal të komisioneve parlamentare për ekonomi, financim dhe çështje evropiane, e cila në organizim të Fondacionit vestministër për demokraci, sot, mbahet në Jahorinë, BdheH, ku marrin pjesë edhe zëvendëskryetarja dhe anëtarja e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Nora Aliti dhe Nolla Ismajlloska.   

Në kuadër të Sesionit të parë të Konferencës, kushtuar shfrytëzimit të IPA fondeve në rajonin u paraqit për fjalë Nora Aliti, e cila në fjalimin e saj theksoi se është me rëndësi të veçantë për Republikës së Maqedonisë shfrytëzimi i këtyre parave evropiane në procesin e saj eurointegrues, me qëllim të realizimit të reformave të nevojshme të BE-së. Aliti theksoi se Maqedonia bën përpjekje që të përmirësohet shfrytëzimi i IPA mjeteve, me qëllim që në mënyrë më të organizuar dhe më të përgatitur ta shfrytëzojë transhenë e re e parave evropiane në kuadër të IPA II 2014-2020. 

Në atë drejtim u përqendrua edhe në debatin mbikëqyrës të cilin Komisioni për Çështje Evropiane e mbajti vitin e kaluar, për shkallën e shfrytëzimit të IPA I, si shembull i mirë për kontrollin parlamentar të Qeverisë në këtë domen. 

Njëkohësisht, në debatin u theksua se shembulli maqedonas për mbikëqyrje të shpenzimit të IPA mjeteve është pozitiv dhe se do t'u ndihmojë si përvojë dhe praktikë e mirë parlamenteve të rajonit. Gjithashtu, u propozuan mënyra për përmirësimin e shfrytëzimit të mjeteve të IPA II, ndër të cilat, edhe përmes përfshirjes së shoqërisë civile. 

Deputetja Nolla Ismajlloska mbajti fjalim në Sesionin e dytë, në të cilin u këmbyen mendime dhe qëndrime për procesin eurointegrues në rajon, në aspekt të avancimit dhe zhvillimit të konferencave KOSAP, si mundësi e mirë për të debatuar për çështjet aktuale në këtë domen. Në lidhje me këtë, theksoi se konferencat KOSAP mund të kontribuojnë shumë për përforcimin e politikës së qeverive nga rajoni në drejtim të përmbushjes më të shpejtë dhe më cilësore të kritereve të kërkuara për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, por edhe për veprim më të fuqishëm në BE.   

Gjithashtu, si mundësi e mirë për veprim dhe promovim të përbashkët të interesave të përbashkëta rajonale në proceset eurointegruese të shteteve pjesëmarrëse në KOSAP i ceku Konferencat e komisioneve për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-KOSAK, ku si mbikëqyrës marrin pjesë vendet kandidate: Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Turqia.

Click