Aktivitetet

E martë, 15 dhjetor 2015 

TAKIM PUNE I NËNKRYETARES DESKOSKA ME DELEGACIONIN E SEKRETARIATIT NDËRKOMBËTAR TË AP TË OSBE

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shefe e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, znj. Renata Deskoska, sot realizoi takim pune me Delegacionin e Sekretariatit ndërkombëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të udhëhequr nga z. Gustavo Palares, zëvendëssekretar i përgjithshëm i AP OSBE. 

Në takimin ishin të pranishëm: z. Bekim Fazliu, anëtar dhe z. Dimitar Stevananxhia, zëvendësanëtar i Delegacionit në AP OSBE; pastaj z. Sejmon Xhakaev, zëvendëssekretar i përgjithshëm i AP OSBE dhe Odil Lelarzh, koordinator për konferenca. 

Nënkryetarja Deskoska theksoi se për ne, si shtet dhe si Kuvend, paraqet nder të madh që Sesioni i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të mbahet në vitin 2016 në Maqedoni. Duke e pasur parasysh rëndësinë e OSBE-së si organizatë dhe rolin që e ka në Republikën e Maqedonisë, është i madh motivi për organizimin e mbledhjes që vijon.  

Prandaj përgatitjet kanë filluar sa më herë që mundet, janë formuar grupe pune në Kuvend, me qëllim që mbledhja të jetë e suksesshme. Temat dhe datat janë caktuar në koordinim me të gjitha anëtarët e Delegacionit dhe parlamentarët nga të gjitha partitë politike kanë dëshirë që mbledhja të mbahet siç duhet. 

Temë kryesore e mbledhjes është përforcimi i masave për formimin e mirëbesimit dhe qeverisjes së mirë në rajonin e OSBE-së, nga e cila dalin shumë nëntema. 

Sipas Gustav Paleres, përkushtimi i vendeve për mbledhje të suksesshme shihet në shumë mënyra, por njëra nga mënyrat më të mira është që vendi të jetë nikoqir. Ai theksoi se propozimi për datën e mbajtjes së mbledhjes është e pranueshme - nga 29 shtator deri më 2 tetor 2016 dhe se tema është e pranueshme sepse përfshin shumë segmente.   

Znj. Deskoska shprehu falënderim në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për mundësinë për t'u organizuar ky sesion në Republikën e Maqedonisë dhe se janë të hapur për ide, sugjerime dhe për bashkëpunim bashkë me ekipin e Kuvendit.  

Në kuadër të vizitës së punës, delegacioni i Sekretariatit ndërkombëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së u takua edhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Zharko Denkovski dhe me përfaqësuesit e grupeve punuese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që janë përfshirë në organizimin e Sesionit të vjeshtës që do të mbahet në vitin 2016 në Maqedoni. 

Click