Aktivitetet



E mërkurë, 22 janar 2014

TAKIM PUNE PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT RAJONAL TË KËSHILLIT TË EVROPËS NË SFERËN E MEDIAVE

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z. Rexhail Ismaili, u takua me znj. Lejla Dervishagiq, përfaqësuese e Këshillit të Evropës nga sfera e mediave.

Në takimin ishte e pranishme edhe znj. Maja Stojanoviq nga Zyra e Këshillit të Evropës në Beograd, si menaxhere e Projektit "Forcimi i hulumtimit dhe informimit të lirë te mediat e pavarura nga Evropa Juglindore".

Qëllimi i projektit është avancimi i kornizës legjislative dhe institucionale që garanton të shprehurit e lirë, përmirësim të cilësisë së gazetarisë dhe vendosje të mënyrës pluraliste të informimit të mediave në kuadër të standardeve të Këshillit të Evropës.

Click